Lajme Zone
Miratimi i Territoriales/ Berisha: Betejë ligjore, s’do lejojmë asgjësimin e 15 bashkive! Deputetët e PS votuan të marrë peng nga Rama
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Miratimi i Territoriales/ Berisha: Betejë ligjore, s’do lejojmë asgjësimin e 15 bashkive! Deputetët e PS votuan të marrë peng nga Rama

Opozita thotë se do ta kundërshtojë edhe në rrugë ligjore miratimin e reformës territoriale me votat e mazhorancës, Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se socialistët votuan në presion nga kryeministri Rama, ndërsa aleatja e tij, Partia e Lirisë, zgjidhjen e sheh në shesh me protesta.

Opozita e shfaqi kundërshtinë e saj ndaj reformës territoriale të socialistëve në seancën e Kuvendit. Por betejën kundër saj, do e vijojë edhe jashtë Kuvendit në tentativë për të penguar zbatimin e saj. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi se kanë nisur mbledhjen e firmave për referendum. Berisha, nuk përjashton as dërgimin e reformës në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se do të ndjekin çdo betejë për ligjore për të mos lejuar asgjësimin e 15 bashkive. Sali Berisha: PD do të përdorë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, të cilat kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Meçe: Turp i Zotit, Berisha mblodhi vetëm 200 vetë në protestë! Mos të flasë më në emër të popullit! Gjoni: Rama e ka ‘tredhur’ PD-në! Rira: Ligji i votuar, paçavure Ankim në kushtetuese? Sali Berisha: Nuk përjashton asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve në një debat ndër më të gjatët dhe intensiv në historinë e kuvendit. 14 orë, paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të padrinos. Ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do të shfrytëzojmë. Duke e quajtur reformë antikombëtare shumë larg propozimit të opozitës për së paku 100 bashki, për kreun e demokratëve, territorialja u miratua nga mazhoranca, nën presion dhe kërcënim. “Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive. Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale", tha Berisha. Për një nga aleatët e Berishës, Partinë e Lirisë, zgjidhja nuk vjen më në rrugë ligjore, por vetëm me protesta. “Çdo ditë, çdo javë, në çdo qytet e në çdo shesh, deri kur zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe Edi Rama dhe 85 llum-deputetët e tij në Kuvendin e krimit, që i shërbyen verbërisht, të përballen me përgjegjësinë politike dhe pasojat shkatërrimtare të vendimit të tyre”, tha Tedi Blushi. Socialistët pritet që javën e ardhshme të vijojnë me ngritjen e komisionit të posaçëm për të përcaktuar kompetencat e 46 bashkive, ku opozita nuk do të marrë pjesë. Berisha e bëri të qartë këtë të premte, se PD do ta bojkotojë komisionin. Pyetje: PS tha se do ringrejë komisionin e Reformës Territoriale për të përcaktuar kompetencat e bashkive këtë herë. A do shkojë PD? Sali Berisha: Në asnjë rrethanë. PD mori pjesë, dhe unë ua kam thënë këtu para jush se ne marrim pjesë, jo se bindemi se Edi Rama nuk do përdorë votat e krimit kundër qytetarëve, e kishim shumë të qartë, por morëm pjesë dhe ndoqëm agjendën në mbarë Shqipërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, të cilët në çdo konsultë e demaskuan ndarjen territoriale të Edi Ramës. Ndoqëm, morëm pjesë për të përgatitur variantin tonë të reformës territoriale, i cili jo që nuk hiqte, por shtonte 100 bashki dhe mbetej e hapur për shtimin e bashkive të tjera në përputhje me konsultimet, të cilat u ndërprenë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale PD sali berisha Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.8% Nuk e di 6.6% Vota total: 2529 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?