Lajme Zone
Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë në 1999, Ferit Hoxha: Fyerje për viktimat e luftës, pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë në 1999, Ferit Hoxha: Fyerje për viktimat e luftës, pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë tha se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën". Hoxha shkruan se kjo deklaratë është fyese për viktimat e luftës dhe se se normaliz

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë tha se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën". Hoxha shkruan se kjo deklaratë është fyese për viktimat e luftës dhe se se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat. LEXO edhe...‘Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën’- BE dënon deklaratën skandaloze të ministres serbe: Bie ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor! Reagimi i plotë: Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës. Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar. Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është "kasapi i Ballkanit". Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane. Ora 15:08 'Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën', Majko reagon pas deklaratës së ministres serbe: Sinqeriteti i saj është peshë mbi qeverinë e Beogradit Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-deputeti Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko u shpreh se deklarata e ministres serbe nuk duhet të shkaktojë habi, duke e cilësuar atë si një tregues të vazhdimësisë së një qasjeje politike që, sipas tij, ende ekziston në struktura të politikës dhe shtetit serb.“Janë kujtimet ato që na përcaktojnë! Ndaj askush nuk ka pse të ndihet shumë i ‘çuditur’ nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç”, shkruan Majko.Sipas tij, një deklaratë e tillë publike nga një zyrtare e lartë përbën një barrë për qeverinë serbe në përpjekjet e saj për integrimin europian.“Kjo deklaratë publike (e një ministreje), është ndërkaq, një ‘peshë’ mbi qeverinë serbe e cila kërkon integrimin europian!”, shprehet ish-kryeministri.Ministrja serbe Snezhana Paunoviç, ka deklaruar se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”.Janë kujtimet ato që na përcaktojnë! Ndaj askush nuk ka pse të ndihet shumë i “çuditur” nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç! Kjo deklaratë publike (e një ministreje), është ndërkaq, një “peshë” mbi qeverinë serbe e cila kërkon integrimin europian!Kujtimi i një lufte të humbur e bën paqen frustruese! Ministrja serbe ka shprehur me “sinqeritet” atë vullnet kolektiv i cili, për fat të keq, ekziston ende brenda strukturave të politikës dhe shtetit serb!Sinqeriteti publik i ministres Snezhana Paunoviç nuk është vetëm “guxim”, por edhe vazhdimësi e një politike të një njeriu si Sllobodan Millosheviç, të burgosur në Hagë për krime lufte!… Sot, në Hagë po gjykohen edhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nëse Sllobodan Millosheviçi do ta realizonte atë që dëshiron publikisht, ministrja serbe Snezhana Paunoviç, të akuzuarit nuk kishin pse gjykoheshin, sot në Hagë! Ata, sot, nuk do të ishin të gjallë!…Vetëdija e “fajësisë” për një krim të “papërfunduar” në kohë paqe, është po aq i rëndë sa një krim i kryer në kohë lufte",- shkruan Majko, Share K.B/SI.E./ReportTv.al Ferit Hoxha kosove serbi Snezhana Paunoviç Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 9.5% Të gabuar 87% Nuk e di 3.5% Vota total: 547 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?