Lajme Zone
Ministrja e ardhshme
PolitikëReport TV

Ministrja e ardhshme

Sapo kisha mbaruar një “debat” në një prej emisioneve te përnatshëm të Tiranës, ku përpiqesha të shpjegoja rrezikun e madh që u kanosej zonave të mbrojtura dhe, në veçanti, gjymtimit të Parkut të Butrintit, pasuri botërore e UNESCO-s, në përfitim të resorteve turistike.  E ftuara, me të cilën sapo kisha debatuar në emision, ishte ulur pas në makinë.

Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja aty pranë, shoferin që do të më zbriste në qendër. Sapo kisha mbaruar një “debat” në një prej emisioneve te përnatshëm të Tiranës, ku përpiqesha të shpjegoja rrezikun e madh që u kanosej zonave të mbrojtura dhe, në veçanti, gjymtimit të Parkut të Butrintit, pasuri botërore e UNESCO-s, në përfitim të resorteve turistike. LEXO edhe...Mbi 200 mijë turistë kanë vizituar Butrintin në 8 muaj! Fluks dhe në shtator, turistët: Na tërheq historia dhe natyra Nderkohe qe shoferi i televizionit po vonohej, une veshtroja nga xhamat e kafesë pikat e shiut që binin ngadalë në një pellg të vogël. Makina me logon e televizionit ndaloi përpara derës. I thashë natën e mirë një gruaje të përgjumur që priste me padurim të mbyllte derën e kafes e të shkonte në shtëpi. Ishte vonë dhe emisioni kishte zgjatur jo pak. U futa në makinë dhe u ula përpara. Ndjesë, - më tha shoferi, - por duhet të prisja edhe të ftuarën tjetër. Pa problem, i thashë. - Nuk kam ndonjë nxitim. E ftuara, me të cilën sapo kisha debatuar në emision, ishte ulur pas. Nuk e mora makinën time, - tha ajo, pak si e ndjerë në faj. As unë, as shoferi nuk u përgjigjëm. Rrugët ishin bosh dhe dritat e rrugëve ndriçonin zbehtë. Po i bie nga Unaza, - tha shoferi. Nga të duash, - i thashë. Më fal, -më tha debatuesja, - a mund të më lini mua të parën? Pa problem. Mua më lër në qendër, - i thashë shoferit. - Pastaj iki vetë në këmbë. Heshtje. Ndjesë, - më foli përsëri debatuesja e emisionit. - Isha e detyruar të isha pak e ashpër me ju. S’ka gjë, - i thashë. Ndoshta heshtja ime e kishte vënë në siklet. Nuk e kisha hasur më parë në ndonjë debat për kulturën apo turizmin dhe isha pak i çuditur nga argumentet e kësaj zonje, e cila dukshëm nuk kishte ndonjë ide të veçantë për këto fusha. Për të shtendosur atmosferën në makinë, e pyeta: Ju, me çfarë merreni? Më pa e çuditur. Nuk më njihni? Ngrita supet. Jam pedagoge në universitet. Çfarë lënde? Ekonomi-financë. Heshtje. Ju kam parë, - më tha. - Flisni me pasion per keto tema. Mhem, - i thashë, - por nuk besoj se dëgjon njeri për këto çështje. Pse? Po ja, ju jeni pedagoge. Edukoni të rinjtë dhe, me sa kuptova nga ato qe thonit, nuk kishit asnjë ndjeshmëri për mbrojtjen e zonave natyrore apo kulturore. Ajo heshti për një çast. -Shiko, - më tha. - Më duhet të dal në televizion dhe të mbroj politikat e kryeministrit. Dhe vazhdoi të më shpjegonte përse kishte filluar të dilte në debate. I besoni këtyre politikave? - e pyeta. Heshti pak. Jo. Nuk kam lidhje me to. Por më duhet të jem prezente në televizion. Po ç’të duhet, nëse nuk ke as kontribut dhe as dëshirë të merresh me këto gjëra? -vazhdova ta pyes. Dua të futem në politikë, - ma ktheu. Dhe pa nga dritarja e makinës. Nuk e ngava më tej pedagogën. Dëgjo, - më tha, ndoshta e bezdisur nga heshtja ime. - Unë jam pedagoge. Jam mirë. Por dua të futem në politikë. Dua të jem dikush. Kur shikoj se kush është ministër, më dhemb koka. Po ti jep në fushën tënde, - i thashë. - Mësoju studentëve të duan vendin, të mos shkatërrojnë natyrën, të ruajnë trashëgiminë kulturore. Nëse e bën këtë, besoj se je e plotësuar, apo jo? Jo, - më tha. - Besoj se mund të jem ministre. Çfarë kanë këto sot më shumë se unë? Asgjë, - i thashë. -Thjesht kanë dalë më shumë se ti në televizor dhe kanë mbrojtur gjëra që nuk i besojnë as vetë. E vërtetë, - më tha. Por besoj se mund ta bëj edhe unë. Shoferi ndërkohë frenoi. Ajo hapi derën. Natën e mirë- na pershendeti dhe silueta ju tret nën shiun që vazhdonte të binte. Unë e ndoqa me sy përmes xhamit Ministren e ardhshme te Republikës./Marrë nga Facebook P.J/ReportTv.al auron tare parku arkeologjik i butrintit Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 19.8% Nuk e di 9.1% Vota total: 121 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?