Shqiptarët po presin më pak për të kryer skanerin (CT), rezonancën magnetike (MRI) dhe koronarografinë, sipas të dhënave të 6-mujorit të parë të vitit 2026 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila thotë se kjo vjen si rezultat i reformave të ndërmarra në sistemin shëndetësor. Sipas shifrave, koha mesatare e pritjes për skanerin (CT) ka rënë në 7.8 ditë, nga 24.3 ditë që ishte në vitin 2025. LEXO edhe...Qeveria përgatit rregulla të reja për tregun e pajisjeve diagnostikuese in vitro, në fokus siguria e pacientëve Edhe për rezonancën magnetike (MRI), koha e pritjes është ulur nga 80.3 ditë në vitin 2025 në 72.3 ditë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026. Përmirësimi më i madh është regjistruar te koronarografia, procedurë që përdoret për të kontrolluar enët e gjakut të zemrës, ku koha e pritjes ka rënë nga 111 ditë në vitin 2025 në 46 ditë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ulja e kohës së pritjes është rezultat i rritjes së kapaciteteve, përmirësimit të organizimit të shërbimeve dhe rritjes së efikasitetit në sistemin shëndetësor. U.D/ReportTv.al koronografi Rezonanca magnetike skaner ministria e shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.5% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.9% Vota total: 2178 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

