Lajme Zone
Ministria e Shëndetësisë hap aplikimet për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministria e Shëndetësisë hap aplikimet për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre. MSH ben me dije se aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procesi i aplikimit do të kryhet përmes platformës e-Albania. Sipas kritereve të përcaktuara, për të përfituar nga programi, aplikantët duhet: Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit;Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet përmes kredisë së lehtësuar;Të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.Thirrja synon të ofrojë mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë, duke lehtësuar mundësinë e tyre për të siguruar një banesë.