Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit për zjarret 9 vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 285 forca operacionale dhe mjete ajrore janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e situatës deri në orën 14:00 të 15 gushtit 2026.
Sipas ministrisë, gjatë ditës janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat një është shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar 285 forca operacionale, mes tyre 120 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Një nga operacionet kryesore vijon në Gurë-Lurë të Dibrës, ku në terren ndodhen rreth 250 forca nga strukturat bashkiake, policia, ADZM-ja, MZSH-ja dhe Forcat e Armatosura. Hapja e korridoreve me mjete të rënda ka ndihmuar në ndalimin e përparimit të flakëve drejt banesave.
Në Dajt të Tiranës, zjarri mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon të jetë aktiv, ndërsa në operacion janë përfshirë 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Ministria deklaron se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Priskë, Farkë, Lundër dhe Gurrë të Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet.
Situata vijon të jetë aktive edhe në Qafë Helmes, në aksin Bulqizë–Selishtë, ku zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezikuar banesat.
Në Krujë, vatra në Abazë vijon me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është nën monitorim. Në Lufaj të Mirditës po hapen korridore ndarëse për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.
Ndërkohë, zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së strukturave operacionale. Forcat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë të Dropullit, Gjormë të Selenicës dhe Dardhë të Librazhdit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në asnjërën prej vatrave aktive nuk raportohet aktualisht rrezik për zonat e banuara, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën dhe mban në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore.12 vatra zjarri në vend bilancin e 24 orëve të fundit: Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bllokohet aksi Elbasan-Cërrik, shkak shembja e një kanali vaditës 15 Gusht 2026, 14:3814:38Aktualitet Tërbuni i Pukës në flakë prej 24 orësh, era vështirëson shuarjen e zjarrit 15 Gusht 2026, 14:3014:30Aktualitet Radhë të gjata në Qafë Botë, 10 mijë persona kalojnë kufirin brenda 24 orëve 15 Gusht 2026, 11:0511:05Aktualitet Situatë kritike nga zjarret në Lurë, flakët rrezikojnë shtëpi të banuara 15 Gusht 2026, 09:2509:25Aktualitet Reshje shiu dhe breshër, zbuloni parashikimin e motit për sot 15 Gusht 2026, 07:1707:17Aktualitet Dora e padukshme që lidh Artur Shehun me familjen e presidentit amerikan! 14 Gusht 2026, 22:0022:00Aktualitet

