Lajme Zone
Ministria e Brendshme do të rishikojë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministria e Brendshme do të rishikojë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

Shqipëria pritet të rishikojë kriteret për pranimin në shërbimin zjarrfikës, përfshirë edhe kufirin e moshës. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se ka nisur puna për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon këtë shërbim.

Shqipëria pritet të rishikojë kriteret për pranimin në shërbimin zjarrfikës, përfshirë edhe kufirin e moshës. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se ka nisur puna për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon këtë shërbim. Deklarata u bë gjatë një takimi me profesionistë shqiptarë që prej vitesh punojnë si zjarrfikës në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të interesuar për t’iu bashkuar këtij profesioni. “Kemi nisur punën për përmirësimin e bazës ligjore për një sistem sa më efektiv, parandalues dhe mbrojtës kundër zjarrit në vend, përfshi dhe rishikimin e kriterit moshor për pranimin në shërbim”, u shpreh Lamallari. Gjatë takimit u diskutua për nevojën e një rishikimi tërësor të legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të shërbimit zjarrfikës. Në këtë proces pritet të merret në konsideratë edhe përvoja e profesionistëve shqiptarë që ushtrojnë këtë detyrë në vendet e Bashkimit Europian. Ministri vlerësoi kontributin e Albanit, Bojkenit dhe Angjeles, të cilët shërbejnë në Finlandë, si dhe të Greinit dhe Luçianos në Gjermani. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bashkëpunimi me profesionistët shqiptarë jashtë vendit do të vijojë edhe përmes trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe kontakteve me shërbimet homologe europiane. Në fokus do të jetë gjithashtu përfshirja e të rinjve që dëshirojnë t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.