Lajme Zone
Ministri Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar edhe jetët! Problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar edhe jetët! Problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës

Për ministrin Nufi, zonat më problematike nga zjarret janë në fshatin Tenë të Mirditës, në fshatin Gojan i Madh të Pukës dhe në Dukat të Vlorës. Në Dukat, sipas ministrit Nufi situata paraqitet më e rëndë, për shkak të përhapjes së flakëve nga era e fortë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë ditën e sotme në fshatin Tenë të Mirditës, i cili ka qenë nën pushtetin e flakëve. Nufi tha se situata është përmirësuar krahasuar me 2 orë më parë, teksa shtoi se ndërhyrja me 2 helikopterë nga ajri ka bërë që rreziku të neutralizohet. “Në fshatin Tenë në Mirditë kishte një situatë shumë të vështirë para 2 orësh konkretisht, me shpërthimin e një vatre zjarri që ishte shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat nga bashkia, nga zjarrfikëset vendore dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Kemi bërë të mundur që 2 helikopterë nga forca ajrore të vinin për të ndërhyrë, pasi për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë. Siç edhe ju e shikoni, duket që situata është nën kontroll. Është situatë e vështirë”, tha mes të tjerash Nufi. LEXO EDHE:Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen të Mirditës shkrumbojnë gjithçka, Report Tv siguron pamjet! Në terren edhe ministri Nufi Më tej ministri Nufi deklaroi se në Mirditë çdo ditë përhapen rreth 2-3 vatra zjarri, çka sipas tij tregon se zjarrvëniet mund të jenë të qëllimshme. Nufi theksoi se po punohet që të mos ketë dëme në jetë njerëzish dhe banesa. “Na vjen keq që përballemi me këtë situatë, pasi në Mirditë dëgjojmë që përhapen çdo ditë nga 2-3 vatra zjarri. Është jashtë logjikës njerëzore, por kjo është punë e Policisë pastaj që të identifikojë shkaqet e këtyre zjarreve. Po bëjmë çmos që të mos kemi asnjë dëm në jetë njerëzore dhe banesa”, vijoi më tej Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se situatë tejet problematike vijon të mbetet edhe në Dukat të Vlorës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë. Në Dukat, Nufi tha se janë stacionuar 105 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë Air Tractor. Në fund, ministri Nufi tregoi se zjarret kanë rrezikuar edhe jetët e ushtarakëve që kanë luftuar me flakët. “Situtata më problematike është në Vlorë, në Dukat. Atje janë 105 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri po përhapet me shpejtësi. Era na ka penalizuar. Kemi një situatë të vështirë në Gojan të Pukës, për shkak të riaktivizimit të një vatre në Gojan të Madh. Pas Mirditës do të shkojmë edhe në Gojan. Kemi të stacionuar atje mbi 60 efekivë të Forcave të Armatosura. Kemi një situatë të vështirë edhe në Malin e Dajtit. Në Dukat të Vlorës po punohet me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e flakëve. Kemi një situatë të vështirë edhe në Klos. Dje kemi pasur një situatë të vështirë edhe në Milot. Dje në Milot, edhe në vijë të parë njerëzit kanë rrezikuar edhe jetën, pasi në terren ka pasur edhe shtylla të tensionit të lartë”, tha mes të tjerash ministri Nufi. Lajmi kryesor: Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO) R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Lezhe mirdite zjarret 2026 Ermal Nufi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5672 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?