Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile – pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) – nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.
Përmes një video-mesazhi, Ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.
“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë.”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e strukturave të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura gjatë kësaj vere, veçanërisht përballë situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta dhe përhapja e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.
Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata, të cilët sivjet janë angazhuar në situatën e zjarreve, dhe kanë përballuar këtë situatë kaq të vështirë, të një vere të nxehtë, një vere problematike, po e cila është menaxhuar dhe kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore për përballimin e kësaj situate”, theksoi Ministri Nufi.
Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

