Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri italian i Kulturës viziton Arkivin Qendror të Filmit, pamjet e rralla dëshmojnë historinë mes Shqipërisë e Italisë (VIDEO)


Gjatë vizitës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ministri italian u njoh me materiale të rralla që dokumentojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, përmes filmimeve të hershme, objekteve unike dhe trashëgimisë së përbashkët filmike.

Ruajtja dhe dixhitalizimi i filmave arkivorë, ekspozitat e përbashkëta dhe shkëmbimet kulturore ishin në fokus të takimit mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe homologut të tij italian, Alessandro Giuli. Gjatë vizitës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ministri italian u njoh me materiale të rralla që dokumentojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, përmes filmimeve të hershme, objekteve unike dhe trashëgimisë së përbashkët filmike. Bashkëpunimi mes dy vendeve, sipas Gonxhes, synon të ruajë këto materiale historike dhe t’i bëjë më të aksesueshme për publikun. LEXO EDHE:Gonxhja takohet me ministrin italian të Kulturës, prezantohet projekti i 'Fondazione Maxxi' për Galerinë e Arteve “Historia e marrëdhënieve shqiptaro-italiane përmes dëshmive të rralla të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku mirëpritëm Ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli. Filmime të hershme të italianëve në Shqipëri, në pjesën më të madhe të realizuara nga shqiptarët, objekte unike dhe trashëgimi filmike shqiptare e italiane e njohën ministrin me një pasuri të çmuar të kujtesës sonë të përbashkët. Në qendër të vizitës ishte edhe bashkëpunimi për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, ekspozitat e përbashkëta dhe programet e shkëmbimit, për t’i sjellë këto dëshmi më pranë publikut dhe për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve”, shkruan Gonxhja krah videos së postuar në rrjetet sociale. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Alessandro Giuli arkivi qendror shteteror i filmit Blendi Gonxhja Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5248 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?