Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në përmbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”, një ngjarje kulturore që zhvillohet çdo vit në Dibër. Në fjalën përshëndetëse, kreu i shtetit e vlerësoi këtë veprimtari si simbol të bashkimit mes shqiptarëve në të gjitha trevat në diasporë dhe me kontribut në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. LEXO edhe...Presidenti Begaj dekoron me titullin e lartë "Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës" dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin Ai vuri theksin edhe mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. “Trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtim i së shkuarës dhe folklori nuk mund të jetë një muze që hapet disa herë në vit. Një traditë jeton vetëm kur këndohet, kërcehet, rrëfehet, mësohet dhe përcillet”, tha Begaj, teksa vlerësoi edhe kontributin e Diasporës, duke theksuar se identiteti kulturor është ura që lidh shqiptarët me vendlindjen. P.J/ReportTv.al Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5335 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

