Lajme Zone
Pas 25 vitesh në kërkim, arrestohet në Amerikë shqiptari i dënuar për tri vrasje
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 25 vitesh në kërkim, arrestohet në Amerikë shqiptari i dënuar për tri vrasje

Valentin Ftoni, 52 vjeç, është lokalizuar dhe arrestuar në Nju-Jork, pas vitesh në kërkim ndërkombëtar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës. Ai është dënuar nga drejtësia shqiptare me dy vendime të veçanta, secili me nga 25 vite burgim.

Valentin Ftoni, 52 vjeç, është lokalizuar dhe arrestuar në Nju-Jork, pas vitesh në kërkim ndërkombëtar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës. Ai është dënuar nga drejtësia shqiptare me dy vendime të veçanta, secili me nga 25 vite burgim.

Ftoni akuzohet për vrasjen e Gjelosh dhe Ardiana Markajt, ngjarje e ndodhur më 19 shtator 2000 në Ças të Velipojës, për motive gjakmarrjeje. Një vit më vonë, më 12 gusht 2001, ai ka vrarë edhe Gac Tomën.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bëri të ditur se arrestimi u bë i mundur pas një operacioni të gjatë hetimor, në bashkëpunim me disa agjenci federale amerikane.

Sipas policisë, koordinimi është zhvilluar përmes Drejtorisë për Krimet e Rënda dhe Njësisë së Përbashkët të Shërbimeve Investigative, në bashkëpunim me DSS/OCIU, USMS dhe ICE. Hetimet e përbashkëta çuan në identifikimin dhe lokalizimin e 52-vjeçarit në territorin amerikan.

Dyshohet se ka përdorur identitete të rreme për të hyrë në SHBA

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se Ftoni ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001. Pas largimit nga Shqipëria, ai dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, dyshohet se gjatë qëndrimit atje ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të siguruar nga një vend i Amerikës Qendrore.

Sipas dokumentacionit gjyqësor të cituar nga Policia e Shtetit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi Ftonin me 25 vite burgim më 28 shtator 2001, për vrasjen e dy shtetasve në Velipojë dhe veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje. Me një vendim të dytë, më 18 nëntor 2008, ai u dënua sërish me 25 vite burgim për vrasjen e Gac Tomës.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare dhe ato amerikane po vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, në mënyrë që Ftoni të vuajë dënimet e dhëna nga gjykatat shqiptare.

Policia e Shtetit ka falënderuar partnerët amerikanë për bashkëpunimin, duke vlerësuar se ky operacion është një tjetër rezultat i koordinimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit.