Lajme Zone
Ministri Gogu tryezë me institucionet e drejtësisë, fokus te stoku i dosjeve dhe detyrat për piketat përmbyllëse për integrimin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Gogu tryezë me institucionet e drejtësisë, fokus te stoku i dosjeve dhe detyrat për piketat përmbyllëse për integrimin

Stoku i dosjeve, sidomos në nivelin e Apelit, vakancat dhe procesi i dixhitalizimit janë ndër sfidat kryesore të drejtësisë. Gjithashtu mbetet prioritet zgjerimi i shërbimeve në nivel vendor dhe garantimi i aksesit efektiv në drejtësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Ministria e Drejtësisë ka thirrur sot një takim me institucionet e drejtësisë për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Diskutimi do të ketë në fokus ndryshimet ligjore duke nisur nga Kodet, ndërhyrjet infrastrukturore që nga rikonstruksioni i gjykatave te plotësimi i vendeve vakante, përfshirë KLGJ e KLP, dosjet stok dhe detyrat për piketat përmbyllëse lidhur me procesin e integrimit në BE. Stoku i dosjeve, sidomos në nivelin e Apelit, vakancat dhe procesi i dixhitalizimit janë ndër sfidat kryesore të drejtësisë. Gjithashtu mbetet prioritet zgjerimi i shërbimeve në nivel vendor dhe garantimi i aksesit efektiv në drejtësi për të gjitha kategoritë e qytetarëve. LEXO edhe...Ministri Gogu: Hedhja e gurëve ndaj Policisë e pajustifikueshme! Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike Lidhur me garancitë procedurale dhe shtetin e së drejtës, synohet ruajtja e standardeve të Reformës në Drejtësi dhe garantimin e funksionimit të mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies. Gjithashtu do të prezantohet Barometri i Sistemit të Drejtësisë që ‘ballafaqon’ treguesit institucionalë me perceptimet e profesionistëve të drejtëisisë dhe qytetarëve. Takimi, i cili do të zhvillohet pa praninë e mediave, synon të prezantojë progresin e arritur nga institucionet e sistemit të drejtësisë, të diskutojë sfidat kryesore për periudhën në vijim dhe të mundësojë një reflektim të përbashkët institucional mbi masat që kërkohen të ndërmerren për përmbushjen e kitereve përmbyllëse në Kapitullin 23. P.J/Xh.K/ReportTv.al ministria e drejtesise toni gogu Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.3% Vota total: 1830 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?