Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë zbuluar shuma të mëdha parash dhe shufra floriri të fshehura pas mureve të banesave. Në raste të tjera, floriri ishte futur në shishe plastike dhe groposur rreth katër metra nën tokë. Paratë e sekuestruara Miliona dollarë të fshehura në mure, shufra floriri të groposura disa metra nën tokë dhe para të fshehura edhe në rezervuarë uji. Këto janë disa nga zbulimet e autoriteteve irakiane gjatë një prej operacioneve më të mëdha kundër korrupsionit në vend.
Vetëm gjatë operacioneve të fundit, hetuesit kanë sekuestruar rreth 26 milionë dollarë cash dhe 60 kilogramë flori, ndërsa bilanci i përgjithshëm i pasurive të sekuestruara ka kaluar shifra marramendëse.
Në qendër të hetimeve ndodhet Adnan Al Jumaili, ish-zëvendësministër i Naftës për Rafineritë, i arrestuar në fund të majit në kuadër të fushatës kombëtare kundër korrupsionit. Adnan Al Jumaili Ministri i Komunikimeve, Mustafa Sanad, e ka cilësuar atë publikisht si “balena e Ministrisë së Naftës”, duke e akuzuar se për vite me radhë ka përdorur një sistem të organizuar përvetësimi të fondeve publike për të financuar parti politike dhe kandidatë në zgjedhje.
Përpara se të merrte postin e zëvendësministrit, Al Jumaili kishte drejtuar Kompaninë e Rafinerive Veriore dhe rafinerinë e Baijit. Sipas hetuesve, gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve ai ndërtoi një rrjet ryshfetesh dhe manipulimi të kontratave, duke devijuar fonde nga katër prej rafinerive kryesore të Irakut: Baiji, Doura, Maysan dhe Shuaiba.
Gjatë marrjes në pyetje, ai dyshohet se ka pranuar manipulimin e shpërndarjes së karburanteve dhe të kontratave të projekteve, me qëllim krijimin e fondeve që më pas përdoreshin për financimin e fraksioneve politike dhe fushatave elektorale.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si ishte fshehur pasuria e përfituar nga skema.
Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë zbuluar shuma të mëdha parash dhe shufra floriri të fshehura pas mureve të banesave. Në raste të tjera, floriri ishte futur në shishe plastike dhe groposur rreth katër metra nën tokë. Hetuesit kanë gjetur gjithashtu para të fshehura në rezervuarë të përdorur për mbledhjen e ujërave të shiut.
Në operacionin e fundit u sekuestruan 20 milionë dollarë cash, 60 kilogramë flori dhe shtatë automjete që dyshohet se lidhen me Al Jumailin.
Hetimi është zgjeruar edhe ndaj Khalid Khazaie Attiyah, zëvendësministër i Energjisë për transportin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Në banesën e tij u gjetën rreth 5.84 milionë dollarë, 1.175 miliardë dinarë irakianë dhe shufra floriri. Edhe ai u arrestua nga autoritetet.
Vetëm në këtë fazë, shuma e parave të sekuestruara gjatë fundjavës arriti në rreth 26 milionë dollarë.
Por hetuesit besojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Sipas bilancit të deritanishëm të operacionit, autoritetet irakiane kanë sekuestruar më shumë se 125 milionë dollarë cash dhe rreth 438 kilogramë flori. Në listën e pasurive të konfiskuara janë edhe 70 prona banimi dhe komerciale në Bagdad, Erbil dhe Salahaddin, 28 automjete luksoze, si dhe rreth 85 armë zjarri dhe dhjetëra arka me municione.
Çështja tashmë ka marrë edhe përmasa të forta politike.Dëshmitë e dhëna nga Al Jumaili gjatë hetimeve kanë çuar autoritetet drejt emrave të dhjetëra deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Kjo ka sjellë një seri arrestimesh edhe në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, në kuadër të një operacioni gjyqësor të njohur si “Sulmi i Agimit”.
Kryeministri Ali Al Zaidi ka deklaruar gjithashtu se Al Jumaili kishte tentuar të siguronte lirimin e tij përmes një ndërmjetësi, duke ofruar një ryshfet prej 200 milionë dollarësh.
Fushata kundër korrupsionit, e nisur menjëherë pas marrjes së detyrës nga Al Zaidi, po konsiderohet si një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në historinë e fundit të Irakut.
Ndërsa hetimet dhe bastisjet vijojnë, autoritetet irakiane dyshojnë se pasurive të zbuluara deri tani mund t’u shtohen miliona dollarë të tjerë, prona, ar dhe emra të rinj të zyrtarëve të përfshirë në skemën e dyshuar të korrupsionit. Korrupsion me tenderët e naftës, sekuestrohen 26 mln dollarë dhe mbi 60 kg ar në Irak; nën hetim zyrtarë të lartë
16 Gusht, 18:56 adnan al jumaili 200 mln dollarë ryshfet për të lënë qelinë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Tronditet qeveria e Merz! 16 Gusht 2026, 22:5822:58Rajoni dhe Bota “Vrasësja e bukur” e Sevastopolit dhe teknika sekrete e Ukrainës! 16 Gusht 2026, 22:4922:49Rajoni dhe Bota CIA vë në pikëpyetje “standardin e artë” të Izraelit! 16 Gusht 2026, 22:3322:33Rajoni dhe Bota Partneriteti i ri SHBA-Serbi: Stabilitet për Ballkanin apo avantazh për Beogradin? 16 Gusht 2026, 20:5220:52Rajoni dhe Bota Plani për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza, 8 vende akuza Izraelit: Po bllokon paqen! 16 Gusht 2026, 19:2519:25Rajoni dhe Bota Nga pista e grupeve shqiptare te heshtja për njeriun që organizoi atentatin ndaj tij, çfarë po fsheh gazetari Ranucci? 16 Gusht 2026, 19:1119:11Rajoni dhe Bota

