Lajme Zone
Mijëra pushues drejt bregdetit, trafik në Durrës e Lezhë! Fluks në kufi, mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë nga Morina
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mijëra pushues drejt bregdetit, trafik në Durrës e Lezhë! Fluks në kufi, mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë nga Morina

Gjysma e dytë e gushtit solli dyndje të pushuesve drejt bregdetit. Kjo u shoqërua me trafik të rënduar, sidomos gjatë paradites tek Plepat në Durrës. Po kështu në Shëngjin ka fluks të shtuar të pushuesve që vijnë kryesisht nga Kosova. Qytetarët janë përballur me radhë dhe në dogana, sidomos në Qafë Botë, ku kanë hyrë e dalë, 10 mijë vetë në 24 orët e fundit.

Pesëmbëdhjetëditëshi i dytë i gushtit ka sjellë fluksin më të lartë të këtij sezoni në Durrës. Mijëra automjete janë nisur drejt bregdetit, duke mbetur për disa orë në trafik, sidomos gjatë paradites. Aksi që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Plepat dhe më tej me plazhet e Durrësit, Kavajës mban ngarkesën më të madhe. LEXO EDHE:Bregdeti shqiptar tërheq pushuesit nga ana tjetër e kufirit, fluks udhëtarësh në Morinë! Regjistrohen mbi 18 mijë hyrje nga Kosova Kjo rrugë nacionale shërben dhe për lidhjen e Durrësit me jugun e vendit, duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë. Automjetet kanë qëndruar për disa orë në trafik për të mbërritur në destinacione. Fluksi i pushuesve vijon të jetë i lartë edhe në Shëngjin. Qytetarët nga Kosova përbëjnë grupin më të madh të pushuesve në gjithë vijën bregdetare. Zgjedhja e Shëngjinit lidhet me disa arsye, nga kushtet e plazhit te çmimet dhe hapësirat që ofron zona. Fluksi i pushuesve nga Kosova reflektohet edhe në pikën kufitare të Morinës. Vetëm paraditen e kësaj te shtune, kanë hyrë në vendin tonë mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës dhe më shumë se 4600 automjete. Fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar dhe në doganen e Qafë Botës. Lëvizjet janë të shtuara si në drejtim të Greqisë, ashtu edhe në hyrje të territorit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Qafë Botës kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Në anën shqiptare procedurat po kryhen përmes 4 sporteleve, ndërsa në anën greke punohet me dy sportele. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:37 Bregdeti shqiptar tërheq pushuesit nga ana tjetër e kufirit, fluks udhëtarësh në Morinë! Regjistrohen mbi 18 mijë hyrje nga Kosova Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime.Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00 të kësaj të shtune, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë të Kosovës, me 4,673 mjete të vogla dhe autobusë. Krahasuar me të shtunën e kaluar, kur në vendin tonë hynë 24,764 qytetarë të Kosovës me 6,247 mjete, këtë të shtunë është regjistruar një rënie prej 6,672 hyrjesh, ose rreth 27%.Rënia e fluksit vjen në një kohë kur sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij dhe lidhet, ndër të tjera, edhe me largimin e një pjese të diasporës kosovare drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, pasi kanë shfrytëzuar pushimet në vendlindje dhe në bregdetin shqiptar.Megjithatë, fluksi i pushuesve nga Kosova mund të rritet sërish gjatë 15 ditëve të fundit të gushtit, pasi shumë familje pritet të shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, më 1 shtator. Pika kufitare e Morinës vijon të mbetet një nga akset kryesore të lëvizjes së pushuesve nga Kosova drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:39 Fluks i lartë udhëtarësh në Qafë Botë, mbi 10 mijë hyrje-dalje në 24 orë Fluks i lartë automjetesh dhe udhëtarësh është regjistruar këtë fundjavë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, ku lëvizjet e shtuara të sezonit veror kanë sjellë radhë në të dyja anët e kufirit.Gjatë orëve me fluks më të madh, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë përballur me pritje për kryerjen e procedurave kufitare. Lëvizjet janë të shtuara si në drejtim të Greqisë, ashtu edhe në hyrje të territorit shqiptar.Sipas të dhënave të siguruara, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Qafë Botës kanë hyrë dhe dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.Në anën shqiptare procedurat po kryhen përmes katër sporteleve, ndërsa në anën greke punohet me dy sportele. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: trafik Durres Lezhe Shengjin morine qafe bote Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 61.3% Shoqëria 22.8% Social media 15.9% Vota total: 429 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?