Lajme Zone
Mickoski në Pustec: Do të mbështesim projektet dhe komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mickoski në Pustec: Do të mbështesim projektet dhe komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë zyrtare në Pustec, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë zyrtare në Pustec, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski. Gjatë vizitës, Mickoski foli për forcimin e lidhjeve me komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël dhe për mbështetjen që qeveria e Maqedonisë së Veriut synon t’u japë projekteve në këtë zonë. “Dëshirojmë që një pjesë të këtyre projekteve, brenda mundësive tona, ta mbështesim. Kryetarët e bashkive, së bashku me përfaqësuesit e maqedonasve në Shqipëri, të cilët do të ftohen në kabinetin tim, në Qeverinë e Maqedonisë, që të hartojmë një plan se si ne, si shtet dhe si qeveri, mund ta mbështesim këtë”, deklaroi Mickoski. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës maqedonase, veçanërisht nga brezi i ri. “Detyrimi ynë është të krijojmë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël, mbështetje më të madhe për shoqatat kulturore, më shumë libra, mundësi për mësimin dhe kultivimin e gjuhës maqedonase dhe më shumë shkëmbime nxënësish dhe të rinjsh. Prespa e Vogël është dëshmia më e mirë se kufijtë mund t’i ndajnë territoret, por nuk mund ta fshijnë kulturën, kujtesën familjare dhe ndjenjën e përkatësisë. Dhe pikërisht për këtë arsye, sot dua t’u shpreh respekt të gjitha brezave të maqedonasve të Prespës së Vogël, të cilët në heshtje, me dinjitet dhe këmbëngulje kanë ruajtur trashëgiminë e tyre; prindërve që u kanë mësuar fëmijëve gjuhën amtare; mësuesve, punonjësve të kulturës dhe shoqatave që kanë ruajtur traditën; dhe të gjithë atyre që kanë kuptuar se ndonjëherë veprat më të mëdha kombëtare nuk bëhen para kamerave dhe podiumeve, por në shtëpi, kur një gjyshe i tregon një histori familjare nipit të saj dhe kur një prind i mëson fëmijës një fjalë maqedonase dhe një këngë maqedonase”, u shpreh kryeministri maqedonas. Nuk u mbajt himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne