Sonte, një grup i vogël i një prej grupimeve më të famshme të OJF-ve botërore do të niset nga brigjet e Puljas, përkatësisht nga Brindizi për tu ankoruar në Vlorë, me një ndalesë përballë Sazanit. Bëhet fjalë për Global Sumund Flotilla, një organizatë që u bë e famshme për inkursionet me anije me vela në Gaza, e cila sa herë ka kryer misionet e saj, ka shkaktuar përplasje me autoritetet izraelite. LEXO edhe...Arbër Hitaj: Shteti Bektashian, antidoti më i mirë ndaj radikalizmit! E justifikuar se ka qëllimin për të dërguar ndihma humanitare, në fakt, kjo organizatë është një rrjet mjaft i njohur më shumë për peshën e saj publike në përkrahje të kauzës palestineze dhe akuzave të rënda ndaj Izraelit. Global Sumund Flotilla drejtohet nga Saif Abukeshek, një palestinez që jeton në Barcelonë, activist dhe drejtues i kauzës palestineze prej vitesh. Edhe kryesia e organizatës ka në përbërje palestinezë, marokenë, turq, që janë kryesisht përfaqësues të organizatave islamike, ndërkohë edhe aktivistë të së majtës europiane dhe botërore. Politikisht Global Sumund Flotilla është një prej grupimeve më të rëndësishme të së majtës botërore, e nisjen ceremoniale nga Spanja për në Gaza e kreu pikërisht pas samitit të së majtës botërore që u mblodh në Spanjë nën drejtimin e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sances. Ardhja e saj në Shqipëri, nuk është e plotë, pasi në të do të jetë një grup i vogël varkash me vela, në bordin e të cilëve do të jenë edhe shqiptarë me banim në Itali. Megjithatë, sfondi apo arsyeja e kësaj ardhjeje është e qartë: mbështetje politike për Revolucionin e Flamingove. Po çfarë misioni real ka kjo simbolikë e çfarë përfaqëson, si dhe ku kërkon të dalë. Në shpjegimin e tyre është e qartë se misioni i ardhjes në Shqipëri është politik; për të mbështetur Revolucionin e Flamingove, të cilin ata e quajnë si një mision kundër familjes Trump. Jo më kot shfaqen e parë e bëjnë para Sazanit, i cili, së paku nga pretendimi në protesta, nuk ka lidhje me këtë çështje. Synimi është të riaktivizohet zhurma botërore ndaj jared Kushnerit dhe Ivanka Trump-it, pikërisht tani që po afrohen zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ku e majta amerikane e ka kauzë politike çështjen e investimeve të familjes Trump. Ndërkaq, përveç logjikës së fushatës, e gjitha është edhe një mission për të sulmuar Jared Kushnerin, i cili po drejton bisedimet e rëndësishme në Gaza për të çarmatosur Hamasin dhe nisur instalimin e administratës së re ndërkombëtare, sipas Borditt ë Paqes. Flotilja, e cila është akuzuar disa herë se është mbështetëse e Hamas, po akuzon Jared Kushnjerin se po dëmton interest e popullit të Gazës. Interesa që mbrohen në të vërtetë vetëm me një Hamas të armatosur edhe me një kthim të normalitetit dhe vetëqeverisjes politike, jo nga organizatat terroriste. Sipas të gjitha gjasave, tre anijet e flotillas janë vetëm nisja e një aktiviteti që do të bëhet edhe më i dendur gjatë vjeshtës. Kur dhe zhurma të të jetë më e madhe, por edhe aktorët vendas të lidhur me këtë lëvizje, pra grupimi i majtë i Arlind Qorit, do të faktorizohen edhe më shumë. Kështu që teza se “Zvërneci është vetëm shprepsja” nuk qëndron, pasi i gjithë ky revolucion ka pikërisht këtë kauzë dhe qëllim politik jashtë Shqipërisë. Trump dhe Izraeli përdoren thjesht si shënjestra politike të së majtës dhe grupimeve proislamike. Të cilat gjithashtu në Shqipëri janë forcuar dhe kanë dalë në pah prej lidhjeve që kanë pasur me këto organizata. Madje njëri prej personave të rëndësishëm në protest, është një prej pjesëmarrësve në flotilje, i cili u arrestua edhe nga ushtria izraelite. Grupimet e tjera që natyrishëm i janë bashkuar protestës e që jo më kot kanë pasur disa herë përplasje, duket se po kërkojnë të kenë identitetin e tyre. Por gjasat janë që ata të mbeten gjithmonë në mbështetje të grupit të madh që janë të majtët e islamistët, të cilët kanë qëndrime politike të qarta dhe i kanë thënë që ditën e parë./ Tema Share R.Xh/ReportTv.al ylli pata protestat kunder qeverise Tirane Flotilja Globale Sumud palestina flamingo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 4951 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
