Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje palëve politike në Kosovë që të ulen për gjetjen e një marrëveshjeje politike, që do i jepte fund krizës. Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini (ku pyetjet i janë drejtuar Thaçit në 9 mars dhe përgjigjet e tij e shkrim kanë ardhur në 29 korrik), ish-Presidenti ka theksuar për Kosovën prioritete janë siguria e vendit, reformat demokratike, reforma zgjedhore, politika e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe investimet në mbrojtje. LEXO edhe...Vendimi i Gjykatës Speciale më 16 shtator, Thaçi nga Haga: Pres të shpallem i pafajshëm dhe të lirohem nga çdo akuzë! Thaçi ka theksuar gjithashtu se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli është një mundësi për evitimin e krizave institucionale. “Mendoj se politika e Kosovës, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta: ‘sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe BE, raporteve speciale me SHBA-në, pastaj me Shqipërinë dhe eventualisht dialogut me Serbinë, etj’”, ka thënë Thaçi. Pavarësisht se pyetjet Thaçit i janë drejtuar që në 9 mars, kriza politike në Kosovë vijon të mbetet e njëjtë që atëherë dhe thirrjet e tij ndaj partive politike janë aktuale edhe sot. Kjo është intervista e fundit e Thaçit para shpalljes së vendimit nga Gjykata Spaciale në Hagë për të dhe 3 ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ora 22:59 Vendimi i Gjykatës Speciale më 16 shtator, Thaçi nga Haga: Pres të shpallem i pafajshëm dhe të lirohem nga çdo akuzë! Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret që të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Aktgjykimi për rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pritet të shpallet më 16 shtator.I pyetur se cilat janë pritjet e tij nga procesi gjyqësor, Thaçi ka qenë i prerë në intervistën e tij dhënë për Debat Plus.“Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit”, ka thënë Thaçi.Thaçi është pyetur edhe nëse është penduar për iniciativën për themelimin e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.Ish-Presidenti ka thënë se nuk është penduar, por ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është përdorur vullneti i institucioneve të Kosovës.“Jo. Por nuk do të besoja se vullneti i të zgjedhurve të popullit të Kosovës do të keqpërdorej kaq brutalisht”, ka theksuar ish-Presidenti. Share Ora 22:33 Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Këmbëngula që UÇK të mos shkrihej! Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ditët e luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të ruajtur mundësinë e arritur në Rambuje.Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, ish-presidenti Thaçi thekson rëndësinë e aleatëve dhe të momentit politik për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës, ndërsa rrëfen edhe për udhëtimin e vështirë nga Shqipëria drejt Kosovës në mars të vitit 1999.Thaçi tha gjithashtu se gjatë asaj kohe kishte këmbëngulur që UÇK të mos shuhej.“Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.Gjatë atyre ditëve kishte momente kur kujtoja përvojat e popujve dhe liderëve nëpër botë, të cilët kishin kaluar situata të përafërta. Këto procese janë të vështira dhe të komplikuar. Nëse e humb momentin, apo nëse cenon faktorët vendimmarrës, e humb edhe kauzën për kohë të gjatë apo edhe përjetësisht, sado e drejtë apo sa shumë njerëz mund të jenë sakrifikuar.Që të mos humbnim mundësinë e fituar në Rambuje, në fillim të marsit 1999, për t’u futur nga Shqipëria në Kosovë, kam ecur këmbë rreth 40 orë në një terren malor në shumë hapësira edhe të minuar.Për të mos u hetuar nga forcat serbe, gjatë ditës nuk lëviznim, strehoheshim në male. Çdo përpjekje për të kapërcyer kufirin ishte një hap më afër vdekjes. Por duhej bërë. Sepse dinjiteti njerëzor dhe liria e atdheut, ishin vetë jeta”, theksoi Thaçi.Thaçi ka deklaruar gjithashtu se Serbia e kishte kuptuar se marrëveshja po e çonte Kosovën drejt pavarësisë dhe për këtë arsye e kishte refuzuar atë.Duke folur për vendimin për pranimin e marrëveshjes, Thaçi e ka cilësuar atë si një prej vendimeve më të vështira dhe njëkohësisht më krenare të jetës së tij.“Vendimi për pranimin e marrëveshjes në Rambuje ishte prej më të rëndëve, por edhe më krenari në jetën time. Pothuajse i pamundshëm, por i domosdoshëm. Nuk isha i sigurt a po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim, apo të dyja së bashku”, ka deklaruar ai.Kujtojmë se Konferenca e Rambujesë në Francë në vitin 1999, ku morën pjesë delegacione nga Kosova dhe Jugosllavia, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës. Share R.Xh/ReportTv.al kosove hashim thaci hagë kriza politike ne kosove Albin Kurti Lumir Abdixhiku Vetëvendosje LDK PDK Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 4983 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
