Të ardhurat e reduktuara nga akcizat dhe tatimi mbi vlerën e shtuar mund të jenë arsyeja për një ribalancim tjetër të buxhetit deri në fund të këtij viti, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.Sipas vlerësimeve të qeverisë, deri në fund të vitit buxheti mund të jetë i mangët me 6 deri në 7 miliardë denarë, ose rreth 97 deri në 113 milionë euro. Mickoski shpjegoi se fluksi i reduktuar lidhet me masat qeveritare për të ulur akcizat dhe TVSH-në, me qëllim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të naftës. “Presim që deri në fund të vitit të na mungojnë 6-7 miliardë denarë nga ajo që planifikuam, dhe për këtë arsye është e mundur që deri në fund të vitit të kemi një ribalancim tjetër”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në promovimin e konviktit të rinovuar studentor “Stiv Naumov” në Shkup.Kryeministri u ndal edhe te lëvizja e inflacionit, duke vlerësuar se ai nuk ka marrë një kthesë të madhe në vend dhe se në dy muajt e fundit ka qenë nën mesataren evropiane./Telegrafi/

