Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se dialogu i grupit të punës për Kodin Zgjedhor do të zhbllokohet pasi “opozita e bashkuar – E Majta, LSDM dhe BDI” të vijnë në takim me propozim.“Ata nuk po vijnë. E Majta është e interesuar për paratë për të shkuar në Halkidiki, për të blerë prona dhe për të ndërtuar kafene. Nuk e di çfarë do LSDM. Mund të them se BDI e di çfarë do, por kjo është e pamundur”, tha Mickoski. Ai u porositi që të arrijnë marrëveshje dhe se çfarëdo që të dakordohen, do të pranohet, me ç’rast mbetet kërkesa për lehtësimin e votimit të diasporës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2029.“Le të ulen, le të arrijnë marrëveshje, ne do ta pranojmë atë për të cilën dakordohen, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është të lehtësohet votimi i diasporës në zgjedhjet presidenciale në vitin 2029. Kjo është ajo që po kërkojmë, mendoj se nuk po kërkojmë shumë”, tha Mickoski.

