Lajme Zone
Meteorologia zbulon si do të jetë moti deri në fund të vitit: Vjeshtë e ngrohtë e dimër i butë! El Nino do të ketë efekte indirekte në Europë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Meteorologia zbulon si do të jetë moti deri në fund të vitit: Vjeshtë e ngrohtë e dimër i butë! El Nino do të ketë efekte indirekte në Europë

E ftuar në "Studio Live" në Report TV, Xhakollari tha se temperaturat do të mbeten mbi normalen edhe gjatë muajve të dimrit, ndërsa në Europë nuk priten masa ajrore polare.

Tetori do të vijojë me temperatura mbi normalen, ndërsa reshjet e para më të konsiderueshme pritet të rikthehen gjatë javës së dytë të muajit. Ky ishte parashikimi i meteorologes Rezarta Xhakollari, e cila, e ftuar në "Studio Live" në Report TV, tha se edhe dimri pritet të jetë më i butë se zakonisht. Sipas saj, fundjava e parë e tetorit do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, ndërsa i nxehti i mesditës do të zgjasë deri më 4-5 tetor. LEXO edhe...Mot i qëndrueshëm e i kthjellët, parashikimi i së premtes (VIDEO) "Mbyllëm një shtator me temperatura të larta. Situata ishte e ngarkuar edhe me zjarret. Tashmë janë krijuar temperaturat tipike të vjeshtës, kur në mëngjes dhe në mbrëmje bën freskët, ndërsa në mesditë temperaturat mbeten të larta. Në javën e dytë do të kemi një masë ajrore të paqëndrueshme, me reshje shiu, herë pas here edhe stuhi, si dhe ulje të temperaturave me 5 deri në 6 gradë. Do të ketë luhatje, por mesatarisht tetori do të mbetet i ngrohtë", u shpreh ajo. Meteorologia shtoi se edhe muajt në vijim pritet të jenë më të ngrohtë se zakonisht. "Nëntori dhe dhjetori do të jenë të ngrohtë, ndërsa edhe gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt priten masa ajrore të ngrohta në pjesën më të madhe të Europës. Nuk presim depërtim të masave polare me temperatura nën zero", tha Xhakollari. Duke folur për fenomenin "El Nino", ajo shpjegoi se bëhet fjalë për një fenomen meteorologjik që lidhet me ngrohjen e ujërave të Oqeanit Paqësor dhe që shfaqet periodikisht. "Efektet e tij në Europë janë indirekte, por ngrohja e ujërave prish ekuilibrat klimatikë dhe mund të sjellë reshje të bollshme, thatësira apo përmbytje në pjesë të ndryshme të botës. Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe në ekonomi, veçanërisht në bujqësi dhe blegtori", përfi ajo. U.D/ReportTv.al el nino moti Rezarta Xhakollari Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3088 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?