Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar


Një mësuese nga Fushë-Arrëzi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale.

Një mësuese nga Fushë-Arrëzi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale. Në fjalën e saj, ajo tha se qytetarët nuk janë pyetur për ndryshimet e propozuara dhe theksoi se zëri i banorëve duhet të dëgjohet. “Nuk na pyetën fare. Askush nuk pyeti qytetarët. Unë jam mësuese, por sot e ndjeva të nevojshme që të merrja pjesë në protestë për vendin tim. Nuk duhet të na shmangin, zëri ynë duhet dëgjuar!”, u shpreh ajo. Mësuesja kërkoi që shqetësimet e banorëve të merren në konsideratë gjatë diskutimeve për reformën territoriale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta