Policia e Shtetit ka reaguar për sa i përket mesazheve kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione. Sipas raportimit të policisë, pas këtij njoftimi policia ka nisur verifikimet, në të cilat ka rezultuar se nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Njoftimi i plotë i Policisë: Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit. “Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe”, mesazhe elektronike për bomba në disa institucione, dyshohet për alarme false

