Lajme Zone
Avokatët dalin kundër Maks Haxhisë/ Ndryshojnë masat e sigurisë për klientët
Të tjeraCNA

Avokatët dalin kundër Maks Haxhisë/ Ndryshojnë masat e sigurisë për klientët

Sot janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në GJKKO, ku avok...

Sot janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në GJKKO, ku avokatët kanë thyer bojkotin e vendosur nga Maks Haxhia dhe kanë mbrojtur klientët e tyre.

Një prej seancave të zhvilluara sot ka qenë ajo për administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja.

Avokati është paraqitur në seancën për masën e sigurisë, ndërkohë që Maks Haxhia dhe avokatët e tjerë kanë kërkuar që të bojkotohen seancat në GJKKO.

Avokati ka thyer bojkotin dhe është paraqitur dhe ka mundur të ndryshojë masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'arrest shtëpie' për klientin e tij.

Po ashtu edhe avokatë të tjerë kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore duke bërë të mundur ndryshimet e masave për të pandehurit.

Një nga rastet është ai i Antoneta Malos, ndaj së cilës është shtyrë ekzekutimi i masës arrest me burg.

Një tjetër rast është ai i Leonard Nergjonit, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrime me paraqitje.

Avokatët të cilët kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore në GJKKO kanë vendosur të kundërshtojnë bojkotin e Maks Haxhisë për interesat e klientëve të tij./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.