Lajme Zone
Mes tymueseve dhe flakadanëve, PS miraton projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, Rama largohet nga salla
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mes tymueseve dhe flakadanëve, PS miraton projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, Rama largohet nga salla

Me votat e mazhorancës, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit. Në votim morën pjesë 84 deputetë, nga të cilët 81 ishin të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate (PSD). Sipas ndryshimeve të miratuara në seancën plenare të

Me votat e mazhorancës, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit. Në votim morën pjesë 84 deputetë, nga të cilët 81 ishin të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sipas ndryshimeve të miratuara në seancën plenare të kësaj të enjteje, ndaj guvernatorit nuk mund të vendoset masë arresti dhe nuk mund të kryhen kontrolle në banesë apo kontrolle vetjake, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit.

Votimi u shoqërua me tensione pasi opozita vijoi protestën duke ndezur tymuese dhe flakadanë. Në fillim të seancës, deputetët demokratë protestuan me fotot e studentëve të dhunuar në protestë nga policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm