Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mes protestës dhe dhimbjes, polici i Kosovës nuk mban dot lotët teksa ruan zyrat e EULEX në Prishtinë (VIDEO)


Ndërsa kolegët e tij mbajnë me krenari flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, ai shihet teksa nuk mban dot lotët duke mos fshehur dhimbjen që la pas vendimi i Hagës.

Vendimi i Hagës ka rihapur plagë të vjetra në Kosovë dhe ka sjellë një nga ditët më të dhimbshme që nga përfundimi i luftës. Ndërsa një grup qytetarësh shfryn zemërimin duke qëlluar me gurë bazën e EULEX-it në Prishtinë, ka edhe pamje të tjera si kjo e këtij efektivi të Policisë së Kosovës, që është i detyruar të qëndrojë në detyrë për të ruajtur zyrat e EULEX që janë kthyer në objektiv sulmi pas shpalljes së vendimit të Hagës.. LEXO EDHE:Serbia reagon pas vendimit të Hagës: UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dënimet nuk mjaftojnë! Përballë ka bashkëatdhetarë që ndiejnë të njëjtin zemërim dhe dhimbje. Ndërsa kolegët e tij mbajnë me krenari flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, ai shihet teksa nuk mban dot lotët duke mos fshehur dhimbjen që la pas vendimi i Hagës. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: prishtine eulex Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 371 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?