Lajme Zone
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm, askush s’mund ta njollosë luftën për liri! Rama: Turp
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm, askush s’mund ta njollosë luftën për liri! Rama: Turp

Kryeministri Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta komentojë vetëm me një fjalë vendimin e dhënë "Marre", thotë Rama në një foto të shpërndarë në Facebook. LEXO edhe...Skënder Minxhozi: Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar

Kryeministri Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta komentojë vetëm me një fjalë vendimin e dhënë "Marre", thotë Rama në një foto të shpërndarë në Facebook. LEXO edhe...Skënder Minxhozi: Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Gjykatës, Thaçi u mbajt penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burg, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Ndërkohë, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas trupit gjykues, Selimi u gjet fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. lajm ne perditesim... Ora 13:01 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, vajza e Jakup Krasniqit: Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli! Na lënduan, por nuk na thyejnë Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas dënimit të babait të saj dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ajo e cilësoi vendimin si padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli, duke theksuar se, pavarësisht zhgënjimit, familjarët nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë betejën për drejtësi."Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli. Në një gjykatë që ne e konsiderojmë të padrejtë, politike, raciste dhe kriminale, u dha një vendim po aq i padrejtë, politik, racist dhe kriminal. Ky vendim, perfundimisht, ndryshon historinë e Republikës së Kosovës, i vendosë një njollë të zezë UÇK-së dhe barazon viktimën me agresorin. Katër burra që i kthyen armët kundër armikut, jo për të pushtuar e as për pushtet, por për të mbrojtur pragun e shtëpisë që digjej e shkatërrohej; për të mbrojtur familjarët që dhunoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin e vriteshin; që zhdukeshin e dëboheshin nga trojet e tyre.UÇK-ja luftoi kundër kasapit të Ballkanit, kundër një prej ushtrive më të përgjakshme të rajonit, kundër një makinerie ushtarake që kreu gjenocid në Kosovë. E megjithatë, sot u dënuan çlirimtarët. Në këtë gjykatë te padrejt, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky eshte vec nje tjeter tregues i qarte per natyren paragjykuese dhe politike te po kesaj gjykate.Natyrisht, ky vendim na ka lënduar dhe na ka zhgënjyer, Por kurrë nuk do të na thyejë dhe kurrë nuk do të na dorëzojë. Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luften për liri dhe drejtesi", shkruan ajo. Share Ora 12:45 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Begaj: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Begaj theksoi se askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në."Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër", shkruan Begaj. Share Ora 12:33 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Haxhiu: Lajm tronditës për Kosovën! Qëndroni të fortë, Kosova është me ju Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm tronditës për Republikën vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte. Haxhiu i është drejtuar me mesazh të dënuarve, duke u thënë të qëndrojnë të fortë sepse Kosova është me ta. “Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Ajo ka shtuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë luftën çlirimtare të UÇK-së.“Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme. Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë. Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, ka shtuar ajo. Share Ora 12:31 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim! Do ta kundërshtojmë me çdo mjet Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit.Në një deklaratë për mediat, PDK e cilëson aktgjykimin një padrejtësi të madhe, duke pretenduar se ai mbështetet në materiale të fabrikuara nga Serbia për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.“Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë, por historia e Kosovës është shkruar në Kosovë, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim”, thuhet në reagim.PDK thekson se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi iu përgjigjën vullnetarisht drejtësisë, me besimin se e vërteta do të triumfonte.“PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës”, përfn reagimi. Share Ora 12:26 Vëllai i Jakup Krasniqit pas dënimit: Nuk i besoj kësaj gjykate! Keqardhje që u dënuan Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tani nuk mundem t'i besoj asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai. Share Ora 12:17 Bardhi për dënimin me burg për ish-krerët të UÇK-së: Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës Një ditë të rëndë për kombin shqiptar e quajti kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.“E pabesueshme! E papranueshme!Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit!Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.Përjetësisht me UÇK-në”, shkroi Bardhi. Share Ora 12:14 Haradinaj pas aktgjykimit të Speciales: Vendim i papranueshëm dhe i padrejtë (VIDEO) Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i papranueshëm dhe i padrejtë.“Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, beteja duhet të fitohet”, tha ai.Ai ka apeluar që qytetarët duhet ta ruajnë Kosovën.“I ndihmojmë armiqtë nëse i dëmtojmë pronat e Kosovës, jetët e njerëzve tonë, nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre iu ndihmojmë armiqve”, tha ai. Share Ora 12:10 Konjufca për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK: Një gjykim i tmerrshëm për Kosovën (VIDEO) Foto: Glauk KonjufcaMinistri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të tmerrshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.“E vlerësojmë si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë, për luftën tonë çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetuar luftën dhe e di se çfarë është lufta çlirimtare e Kosovës dhe ne e dimë që nuk ka pasur kurrfarë mekanizmi kriminal për ta cënuar asnjë popullatë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të gjesh kurrfarë programi, kurrfarë qëllimi brenda UÇK-së me këto të cilat po pretendon gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i pa drejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vërtetë diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh edhe për narracionin tonë edhe për shtetin e Kosovës”, tha ai.Konjufca sa se edhe dënimi që iu dha Hashim Thaçit, Jakupr Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit janë shumë të larta.“Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur në Serbi 15 vite, 15 vite kanë qenë të këta në Serbi, po t’i arrestonte Serbia dhe po të vinte deri te dënimi i tyre, 15 vite po t’i dënon Serbia në mungesë, e këta kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike. Duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat në kuadër të ligjit edhe të përpjekjeve tona ndërkombëtare për t’u hequr këto dënime”, tha Konjufca. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 31.7% Të gabuar 62.2% Nuk e di 6.1% Vota total: 2133 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?