Një situatë e rrezikshme është filmuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një këmbësor është parë duke lëvizur i vetëm në anë të rrugës, pranë korsive ku qarkullojnë automjete me shpejtësi.
Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një drejtues mjeti, i cili ka filmuar personin teksa ecën në autostradë, në një segment ku lëvizja e këmbësorëve është e ndaluar dhe përbën rrezik të lartë.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur shikueshmëria është më e kufizuar dhe dallimi i një personi pranë karrexhatës mund të jetë i vështirë për drejtuesit e mjeteve.
Prania e këmbësorit në këtë aks përbën rrezik serioz si për jetën e tij, ashtu edhe për sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Një frenim i menjëhershëm apo një manovër për shmangien e tij mund të shkaktojë një aksident në një prej segmenteve më të ngarkuara të vendit.
Nuk dihet ende identiteti i personit dhe as arsyeja se përse ai ndodhej duke lëvizur në autostradë.
Pamjet rikthejnë shqetësimin për raste të tilla në akset nacionale, ku një veprim i pakujdesshëm mund të sjellë pasoja të rënda, jo vetëm për këmbësorin, por edhe për drejtuesit e mjeteve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

