Lajme Zone
Detaje nga shpërthimi në Lezhë/ Familja po përgatitej të shkonte në dasëm, plagosen dy të mitur, kryefamiljari në gjendje më të rëndë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga shpërthimi në Lezhë/ Familja po përgatitej të shkonte në dasëm, plagosen dy të mitur, kryefamiljari në gjendje më të rëndë

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi ka plagosur gjashtë anëtarë të një familjeje në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në një banesë dykatëshe në pronësi të Saimir Kolës.

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi ka plagosur gjashtë anëtarë të një familjeje në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në një banesë dykatëshe në pronësi të Saimir Kolës.

Familja po përgatitej të shkonte në një dasmë, pasi Saimir Kola do të martonte mbesën, kur bombola e gazit ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, kryefamiljari 40-vjeçar, si dhe tre gra, përkatësisht 64, 70 dhe 58 vjeçe. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr në momentin e shpërthimit, çka ka bërë që pasojat të mos jenë edhe më të rënda. Megjithatë, shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në banesën dykatëshe.

Kryefamiljari ka marrë plagë të rënda nga djegiet dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, dy fëmijët dhe tre gratë e dëmtuara ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të bombolës së gazit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet