Lajme Zone
Merr fund pritja, Marash Kumbulla debuton si protagonist në Spanjë me Vallecano-n! E ndihmon në kualifikim
SportReport TV

Merr fund pritja, Marash Kumbulla debuton si protagonist në Spanjë me Vallecano-n! E ndihmon në kualifikim

Marash Kumbulla ka debutuar si protagonist me Rayo Vallecano-n, duke i ndihmuar në kualifikimin e raundit të 1/32 në Kupën e Spanjës.

Pas më shumë se dy muajsh pritje Marash Kumbulla më në fund ka debutuar me fanellën e Rayo Vallecanos në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zbriti në fushë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Recreativo Huelva, duke qenë protagonist në kualifikimin e skuadrës madrilene. Rayo Vallecano triumfoi me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë, në një takim të luftuar, ku shqiptari arriti të linte shenjën e tij që në paraqitjen e parë zyrtare. LEXO edhe...Spektakël i Rapinha-s dhe Yamal, Barça mposht Vallecano-n e shqiptarëve! Arsenal-i 'likuidon' Villa-n, Roma tremb rivalët (VIDEO) Kumbulla nuk humbi kohë për të treguar vlerat e tij. Mbrojtësi kuqezi fitoi një penallti për skuadrën e tij në pjesën e parë, në një aksion që solli edhe përjashtimin e mbrojtësit kundërshtar Roan Riera. Një moment i rëndësishëm që ndihmoi Rayo Vallecanon të rikthehej në lojë, duke barazuar përkohësisht 1-1. Përveç këtij episodi, Kumbulla ishte pranë golit me një goditje të rrezikshme në pjesën e parë, ndërsa në prapavijë tregoi siguri dhe forcë në duele. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të, duke dhënë sinjale pozitive në ndeshjen e tij të parë. Debutimi vjen pas një pritjeje të gjatë për mbrojtësin shqiptar, i cili iu bashkua Rayo Vallecanos në huazim nga Roma gjatë verës, por problemet fizike e kishin penguar të merrte minuta në fillimin e sezonit. Tashmë, pas më shumë se dy muajsh, pritja ka marrë fund. Kumbulla ka hedhur hapin e parë me skuadrën e re dhe synon të fitojë gradualisht më shumë hapësira, për t'u kthyer në një element të rëndësishëm të mbrojtjes së ekipit spanjoll. Ne.k./ReportTv.al marash kumbulla rayo vallecano kupa e mbretit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5021 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?