Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi në Croydon, në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve të mediave britanike Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme. LEXO edhe...Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur! Këngëtarja shqiptare bashkon emra të artit në një skenë Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, pas largimit nga ambientet e lokalit, i akuzuari dyshohet se është kthyer dhe është përballur me grupin ku ndodhej edhe 22-vjeçari shqiptar. Përplasja përfi tragjikisht me vrasjen e Abazit dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Për ngjarjen akuzohet Ellis Anim-Annor, i cili sipas raportimeve i mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Çështja po shqyrtohet nga drejtësia britanike, ndërsa pretendimet e prokurorisë për motivin e konfliktit janë pjesë e procesit gjyqësor. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 15 shkurtit, kur shërbimet e urgjencës u njoftuan për një përplasje me thika në Croydon. Lorik Abazi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Dy të rinj të tjerë, të moshës 21 vjeç, mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën. Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të të akuzuarit. A.C/ReportTv.al lorik abazi Londër Ellis Anim-Annor Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.5% Nuk e di 9.8% Vota total: 41 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
