Lajme Zone
U fut në SPAK? Urra, kemi një të dyshuar!
PolitikëReport TV

U fut në SPAK? Urra, kemi një të dyshuar!

Dhe kjo është pjesa më absurde. SPAK-u është institucion i drejtësisë, jo skenë spektakli. Një thirrje për të dhënë shpjegime, një pyetje si person që ka dijeni për një çështje apo një veprim tjetër procedural nuk janë e njëjta gjë me të qenët i pandehur.

Në Shqipëri, për të marrë një lajm kryesor nuk ke nevojë të arrestohesh, të akuzohesh apo të dalësh para gjykatës. Mjafton të futesh në SPAK. Pjesa tjetër është punë e gazetarëve: të shpikin arsyen pse ke hyrë.E thirrën filanin? Me siguri për lidhjet me pushtetin. Fistekun? Do të ketë bërë këtë apo atë. Po atë tjetrin, që doli pas një ore? Mos vallë ka folur për ndonjë aferë? Askush nuk di gjë, por të gjithë kanë diçka për të thënë. Dhe, kur informacioni mungon, fantazia gazetareske punon me orar të zgjatur. Kamerat janë vendosur te dera e SPAK-ut, ditë e natë, sikur aty të jetë hyrja e një hoteli ku klientët regjistrohen për të kaluar një natë në qeli. Filmohet kush hyn, kush del, me kë shtrëngon dorën dhe sa minuta qëndron. Pastaj vjen studioja televizive, ku ekspertët e krimit, pa ditur asgjë për arsyen e thirrjes, nisin të ndërtojnë dosjen në publik.Në Shqipëri, mesa duket, SPAK-u nuk ka nevojë për njoftime zyrtare. Ka kamerat e televizioneve. Dhe këto, përveç figurës, transmetojnë edhe një akuzë të heshtur: nëse hyre atje, diçka duhet të kesh bërë.Këtë e kam provuar edhe vetë. LEXO edhe... Pezullimi i Belinda Ballukut, Bardhi: Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit! Këshilli i Mandateve të mblidhet të hënën Një ditë, një miku im prokuror më thirri për kafe. Shkuam, pimë kafenë dhe bëmë muhabet. Ndërkohë, kamerat televizive kishin regjistruar hyrjen time në godinë.Pasdite më merr në telefon një shok, drejtues në një televizion. I kishin sjellë pamjet e mia te dera e Prokurorisë së Posaçme. Ai, me sa duket për të më bërë nder, kishte vendosur të mos i transmetonte.— Po pse nuk i dhe? — e pyeta. — Për kafe kisha shkuar.— Jo, më tha. Po hajde, mbushu mendjen njerëzve që nuk je i dyshuar! Ja ku arritëm: duhet të dalësh në televizion për të provuar se nuk je i dyshuar, për një akuzë që askush nuk ta ka bërë zyrtarisht. Pra, jo vetëm që duhet të justifikosh atë që ke bërë, por duhet të shpjegosh edhe atë që të tjerët kanë fantazuar se mund të kesh bërë.Dikur vlente parimi se njeriu konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia. Te ne, duket se kemi shpikur një variant të ri: je i dyshimtë derisa të bindësh publikun se ke shkuar vetëm për kafe. Dhe kjo është pjesa më absurde. SPAK-u është institucion i drejtësisë, jo skenë spektakli. Një thirrje për të dhënë shpjegime, një pyetje si person që ka dijeni për një çështje apo një veprim tjetër procedural nuk janë e njëjta gjë me të qenët i pandehur. Por në ekran, këto dallime treten si sheqeri në kafe. Mbetet vetëm fytyra jote, e shoqëruar me një pikëpyetje gjigante. Pastaj, provo të dalësh nga ajo derë. Përpara se të mbërrish te makina, mund të jesh bërë personazh i ditës. Deri në mbrëmje mund të kesh marrë edhe një aferë, një lidhje politike dhe nja dy akuza, pa i pasur asnjërën në dosje. Madje, nëse nuk del të sqarosh publikun, heshtja jote do të interpretohet si provë se diçka po fsheh.E nëse del e sqaron, atëherë fillon pyetja tjetër: pse po justifikohet? Një rreth vicioz i përsosur, ku gazetari luan prokurorin, komentatori gjykatësin dhe publiku merr vendimin para se të ketë nisur procesi.Kjo më kujton një histori të vjetër, ku dy gra merreshin me thashetheme për njëra-tjetrën.— Mos ke qenë sëmurë? — i thotë njëra fqinjës. — Pashë një doktor që hyri në shtëpinë tënde.— Po ti, mos ke qenë në luftë? — ia kthen tjetra. — Se pashë një oficer që hyri në shtëpinë tuaj! Me të njëjtën logjikë, nëse hyn në SPAK, je i dyshuar; nëse hyn te mjeku, je i sëmurë; nëse të viziton një oficer, je pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Mjafton të shohësh derën, pa pasur nevojë të dish çfarë ndodh brenda. Natyrisht, transparenca për veprimtarinë e drejtësisë është e rëndësishme. Edhe gazetarët kanë të drejtë të ndjekin çështjet me interes publik. Por interesi publik nuk është licencë për të shpikur fakte, as kamera nuk është mandat për të njollosur njerëz. Të informosh publikun është një gjë; ta ushqesh me dyshime të pakonfirmuara është krejt tjetër. Në fund, mbetet një paradoks alla shqiptarçe: SPAK-u mund të jetë duke hetuar një çështje, por jashtë godinës mediat kanë filluar gjyqin. Prokuroria mbledh prova, gazetarët mbledhin hamendësime, ndërsa publiku dënon me shpejtësinë e një klikimi.Dhe pastaj habitemi pse e vërteta e ka kaq të vështirë të na arrijë. Sepse, siç i atribuohet shpesh Churchill-it, ndërsa e vërteta ende po vesh pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës.Në Shqipëri, madje, mund të ketë dalë edhe në edicionin qendror të lajmeve.Mjafton të kesh kaluar nga dera e SPAK-ut. A.C/ReportTv.al SPAK Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 35.7% Nuk e di 14.3% Vota total: 70 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?