Lajme Zone
Mero Baze, në korin e korbave kundër SPAK-ut
PolitikëCNA

Mero Baze, në korin e korbave kundër SPAK-ut

Korit të korbave kundër SPAK-ut, dje i është bashkuar ...

Mero Baze Korit të korbave kundër SPAK-ut, dje i është bashkuar edhe Mero Baze, i cili, në fakt, është një nga korbat kryesore kundër këtij institucioni. Por pasi e hodhi Ylli Manjani dhe e priti Plarent Ndreca, do të shfaqej me korin e korbave edhe Mero Baze, pasi po afrohet çështja e Gjykatës së Lartë. Do të dalin, do të flasin, do të shpifin, do të gënjejnë, këtë punë kanë. Manjani e hedh, Ndreca e pret

21 Gusht, 20:31 Por çuditërisht Mero Baze nuk e ka kontrolluar dot më veten. Ai ka theksuar se nuk mund të akuzojë SPAK-un për korrupsion, por thotë janë të paaftë dhe nga paaftësia bëjnë represion dhe të pandehurit e tyre po ankohen për këtë lloj represioni. Tani që mosha ka bërë të sajën dhe Meroja është keq me të tijën, ne këtë e dimë, por le të shohim faktet. Pse qan Mero?

Qan për Ilir Beqjen, qan për Erion Veliajn, filloi dhe u bë agresiv kur këta të dy u burgosën. Teza e tij është shumë e thjeshtë: nuk duhet ta burgosnin Erion Veliajn, duhet ta linin në detyrë, nuk duhet ta burgosnin Ilir Beqjen, duhet ta linin në detyrë, megjithëse qenë kapur me akuza të rënda korrupsioni dhe ndërkohë duke prishur provat.

Kjo me fakte, me dokumente zyrtare. Erion Veliaj u provua që nëpërmjet Klotilda Bushkës po ndërronte celularin e një dëshmitareje, për të çuar prova e telefona të falsifikuar ose të ndryshuar në SPAK. Ky është thelbi pse qan Mero Baze. E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Për korrupsion nuk i akuzon dot prokurorët e SPAK-ut thotë, nuk di ta them. Po ia themi ne Meros ato që nuk di. Çfarë është prokurori i çështjes ndaj Ilir Beqjes, i cili shkon në gjykatë dhe është kjo e fundit që ia rëndon masën e sigurisë dhe i thotë heto dhe në këtë drejtim sepse ti nuk e ke bërë këtë gjë? Është i paditur, pra i paaftë, apo është i korruptuar? Këto të dyja janë, nuk ka rrugë të tretë. Ose nuk di, ose ka marrë para për të mos e bërë atë që di. Por nuk mund ta thotë këtë për atë prokuror.

Ne nuk po u përmendim emrat që të mos e personalizojmë me individët e SPAK-ut që ne mendojmë se janë ndoshta plaga që mund ta qelbë atë institucion. Nuk e thotë Mero Baze për Ilir Beqjen, e ka pasur mik, se është paguar nëpërmjet koncesioneve dhe përfituesve të koncesioneve të Ilir Beqjes.

Shkojmë në rastin e dytë. Tek inceneratorët.

Te grupi i strukturuar kriminal ka përfunduar te një gazetar që shpërndante lekët edhe te Mero dhe shokët e tij. Por nuk është shkuar tek Erion Veliaj, te zyrtari që e ka kërkuar dhe thotë me krenari e kam kërkuar. Erion Veliaj, timonieri i inceneratorëve

14 Mars, 10:26 Atëherë është i paaftë apo është i korruptuar prokurori i çështjes që e zgjat pafundësisht?

Një prokuror që në rastin e një zyrtari tjetër siç ishte ai i ish-zëvendëskryeministres Balluku, fluturoi, ishte me shpejtësi skëterrë, tek inceneratorët fjeti gjumë. Pa folur edhe për faktin që nuk i hyri një gjemb në këmbë kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashit, megjithëse u fol që ndërhyrjet politike dhe bizneset ishin të fuqishme.

Ja, pra, që ka edhe raste të dyshuara për korrupsion. Ka edhe raste të dyshuara për paaftësi.

Kurse rasti i Erion Veliajt se sa të zotë janë prokurorët, e ka treguar hetimi, por Mero Baze e donte të lirë Erionin, e donte në zyrë që të vazhdonte të ndotte provat, të vazhdonte të intimidonte dëshmitarët, hetimi t’i bëhej nga karrigia e kryetarit të bashkisë ku të dilte dhe të cicëronte sa herë donte, si të donte, se nuk mund të shkonte Erion Veliaj në një gjykatë të përballej si i barabartë me prokurorët dhe gjykatësin. Por donte të bënte atë betejën si “i marrë” që e bëri herën e dytë kur doli nga SPAK-u, kur nuk dinte se çfarë fliste. Mero Baze bën thirrje, “rikthejeni hajdutin në zyrë” 4 Nëntor, 12:02 Sa për Mero Bazen dhe të vërtetën se si është SPAK-u, se sa mirë është hetuar Erion Veliaj, dhe sa shumë ky njeri, pra, kryebashkiaku ynë i Tiranës e do këtë institucion, mund ta shikoni në këtë video. Këtu fillon dhe mbyllet diskutimi. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Kjo video që patë më sipër na tregon se si e vlerëson SPAK-un Erion Veliaj. Pra, është thirrur dhe është marrë në pyetje disa muaj përpara se të arrestohej e ka dhënë këtë deklaratën. Kjo deklarata është në të gjitha mediat. Ndaj dhe gjithçka thonë Mero Baze, Carlo Bollino dhe mediat e pushtetit vlejnë një hiç sepse kjo është me zë dhe figurë.

Sa për moralin e Mero Bazes pastaj, kur e bën në të tilla raste, është fiks si ai i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Po s'ka ç'të bëjë i shkreti, e ka nga halli. Lajthitja e "Plakut Mere": Fajin e ka SPAK-u 8 Tetor, 18:32 Ç'të thotë? Të thotë që Erion Veliaj më mori në punë fëmijët? Të thotë që kam fituar para nëpërmjet Erion Veliajt? Të thotë që jam paguar nga njerëzit e Erion Veliajt? Të thotë që jam paguar nga njerëzit e Ilir Beqjes? Të thotë që Rilindja dhe 99-çat më bënë të pasur me dhjetëra apartamente dhe me hotel 10 milionë euro? Çfarë të thotë i shkreti?

Tani dhe pleqëria i ka këto, por i duhet të këndonte dhe ai me korin e korbave, për t'iu bashkuar Manjanit dhe Ndrecës pasi duhet të dalin në këto ditë. Megjithëse shpesh thonë budallallëqe me okë, por nuk kanë turp ta bëjnë dhe këtë. Sepse turpi është për njerëzit që kanë fytyrë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.