Lajme Zone
Mero Baze: Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mero Baze: Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

Dhuna e Berishës në protesta është e njohur dhe e menaxhueshme. Problemet e vetme që shkakton janë lëndimet e policisë dhe qytetarëve që nuk pranojnë t'i bashkohen asaj.

Dhuna e sotme në protestën para Kuvendit nuk është shqetësuese as për protestën, as për policinë. Ajo nuk ishte një provë force në emër të ish-protestës, por një operacion special i Berishës për të marrë nën kontroll protestën me dhunë. Të shoqëruarit si ushtrues dhune nga policia dhe të tjerët që ishin aty janë thjesht, me emër e mbiemër, kontingjent i PD-së, kryesisht nga Qarku i Lezhës, kryesisht Laç dhe Lezhë dhe disa njerëz të Albin Kurtit, të sjellë në mënyrë të organizuar në protestë për dhunë. LEXO edhe...Protestuesit para Kryeministrisë, Rama në zyrë! Shefi i qeverisë publikon VIDEON: Thirrja 'Rama jepe dorëheqjen' më ekzalton! Mbledhja e Grupit të PS nesër, reflektim mbi ‘bulevardin e flamingove’ Në këtë aspekt, e vetmja gjë e re ishte që dhuna u shpalos në emër të ish-protestës. Por nuk ishte e asaj proteste për të cilën flasim, por një marrje e pushtetit me dhunë nga Berisha mbi protestën . Për këtë shkak është e parëndësishme nga pikëpamja politike si dhunë, pasi nuk është një fenomen i ri, por një identitet i PD-së. E rëndësishme është vetëm nënshtrimi me dhunë që Berisha i bëri protestës. Detaji i parë u pa pasi nisi dhuna, tek siguria që vetë Berisha dhe deputetët e tij kishin se protestuesit nuk do t'i qëllonin me vezë apo sende të forta kur të kalonin duke hyrë në Kuvend. Për gati dy javë Berisha e shmangu shkuarjen në Kuvend pikërisht nga ky siklet, derisa vendosi të marrë pushtetin dhe kontrollin e plotë mbi aktet e dhunës së protestës. Vetëm një grup i vogël, i parëndësishëm, ishin organizatorët e protestës, por edhe ata janë demokratë të zemëruar nga luftërat e klaneve në PD, që e kanë shndërrimin e dhunës në identitetin e vet të vetëm. Për këtë arsye kemi vetëm një zhvillim të ri politik, por jo ndonjë dhunë të re. Dhuna e Berishës në protesta është e njohur dhe e menaxhueshme. Problemet e vetme që shkakton janë lëndimet e policisë dhe qytetarëve që nuk pranojnë t'i bashkohen asaj. Në një farë mënyre, kështu protesta hyn në shtratin e PD-së dhe nën kontrollin e saj, duke e ndarë atë nga protesta qytetare, e cila e zhbëri PD-në dhe e ktheu në kufomë politike për 50 ditë. Tani nuk është se ky zhvillim i ri do ta ngjallë PD-në, por do ta vrasë protestën, e cila u maskua si lëvizje qytetare. Lirisht mund të thoni se nuk është protesta e 51-të, por e 551-ta, pasi është vazhdim i të gjitha protestave me të cilat Berisha ka mbajtur gjallë kufomën e tij politike këto 35 vjet. Është thjesht ushqim për të mbajtur gjallë kufomën, por jo për të mbajtur gjallë shpresën./TemA Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Mero Baze Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 28% Nuk e di 7.8% Vota total: 5553 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?