Lajme Zone
“Menuja e ditës” me shije dhune/ Nga dialogu, te “dajaku tradicional” me salcë propagande. Ironia therëse e gazetarit Lutfi Dervishi
PolitikëBalkanWeb

“Menuja e ditës” me shije dhune/ Nga dialogu, te “dajaku tradicional” me salcë propagande. Ironia therëse e gazetarit Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka zgjedhur një mënyrë ironike për të denoncuar dhunën policore, duke e servirur atë si një menu restoranti, ku nga mëngjesi deri në darkë qytetarët përballen me një ofertë gjithnjë e më të pasur me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime.

Gazetari Lutfi Dervishi ka zgjedhur një mënyrë ironike për të denoncuar dhunën policore, duke e servirur atë si një menu restoranti, ku nga mëngjesi deri në darkë qytetarët përballen me një ofertë gjithnjë e më të pasur me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime. Në “Menuja e ditës”, ironia nis me dialogun e mëngjesit, por shpejt kalon te specialitetet e drekës dhe pasdites: ujë e gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome.

Për darkë, menuja bëhet edhe më gjithëpërfshirëse, me arrestime në rrugë, në kafene, në oborrin e kishës dhe në prag të xhamisë. Por kulmi i ironisë vjen te specialiteti i shefit: “Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.” Një përshkrim që, përmes humorit të zi, godet mënyrën se si dhuna dhe propaganda mund të paraqiten si pjesë e një normaliteti të përditshëm. Dervishi nuk harron as ofertat promocionale. “Paguan një, ha dy për çdo asortiment”, shkruan ai, duke e çuar ironinë edhe më tej me një shënim të dytë: menuja ofrohet edhe për turistët. Një mënyrë sarkastike gazetari vë në dukje se, në këtë “restorant”, shërbimi nuk njeh orar, vendndodhje apo klientelë të privilegjuar. Në vend të një menuje që të hap oreksin, gazetari servir një pasqyrë ironike të një realiteti ku dialogu duket vetëm si antipastë, ndërsa dhuna shërbehet si pjata kryesore.

Dhe për ata që kërkojnë diçka më të lehtë, lajmi i keq është se në këtë restorant nuk ka zgjedhje të shumta. Propaganda është për të gjithë, ndërsa “dajaku tradicional” mbetet “specialiteti i shtëpisë”.

Statusi i Lutfi Dervishit

MENUJA E DITËS

Mëngjes: Dialog.

Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës.

Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe plumba gome.

Darkë: Arrestime në rrugë, në kafene, në oborr të kishës dhe në prag të xhamisë.

Specialiteti i shefit: Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.

Shënim 1. Paguan një, ha dy për çdo asortiment.

Shënim 2. Menuja ofrohet edhe për turistët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb