Lajme Zone
"Mendësi politike e socialistëve"/ Muçollari: 13 vite centralizim pushteti, gjithçka në duart e Ramës
PolitikëCNA

"Mendësi politike e socialistëve"/ Muçollari: 13 vite centralizim pushteti, gjithçka në duart e Ramës

Demokrati Grigels Muçollari tha sot se në 13 vite të mazho...

Demokrati Grigels Muçollari tha sot se në 13 vite të mazhorancës socialiste, centralizimi i pushtetit është thelluar gjithnjë e më shumë.

I ftuar në ‘Syri Tv’, Muçollari u shpreh se ky mentalitet qeverisës e ka përqendruar pushtetin vetëm në duart e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se kjo metodë është reflektuar në të gjitha dimensionet e qeverisjes. “Një gjë kemi vënë re gjithmonë e më shumë e cila është thelluar në këto 13 vjet, është pikërisht centralizimi i pushtetit tek një njeri i vetëm, ku herë bëhet me ligj e herë me maligj. Që do të thotë që mentaliteti qeverisës i kësaj mazhorance dhe më saktë i një njeriu të vetëm, i kryeministrit të vendit, është të qeverisë duke patur pushtet vetëm i pari i vendit. Dhe kjo është e reflektuar në të gjitha dimensionet e qeverisjes, njëkohësisht përdorimi herë pas here i kartave të caktuara për efekte elektorale në një moment të dytë. Por mbi të gjitha, synimi kryesor i kësaj qeverie dhe synimi kryesor i kryeministrit Rama është përqendrimi i pushtetit në duart e tij”,-tha Muçollari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.