Lajme Zone
Mekaniku vrau shqiptarin nga Kosova dhe i dogji trupin për borxhin e 30 mijë eurove, gjykata italiane rishqyrton vendimin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mekaniku vrau shqiptarin nga Kosova dhe i dogji trupin për borxhin e 30 mijë eurove, gjykata italiane rishqyrton vendimin

Në nëntor 2025, gjykata e Apelit në Brescia e kishte ulur nga 27 në 14 vjet dënimin e shkallës së parë ndaj Cristiano Davide Mossalit. Në procesin e ri do të vlerësohet edhe një herë nëse vrasja ishte e paramenduar.

Gjykata e Kasacionit në Itali do të rishqyrtojë vendimin e dënimit për Cristiano Mossali-n për vrasjen e shqiptarit nga Kosova, Nexhat Ramës. Në nëntor 2025, gjykata e Apelit në Brescia e kishte ulur nga 27 në 14 vjet dënimin e shkallës së parë ndaj Cristiano Davide Mossalit, mekanikut 55-vjeçar nga Palazzolo që e vrau 40-vjeçarin nga Kosova, pasi i kërkoi t’i kthente një borxh prej 30 mijë eurosh. LEXO edhe...Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, Apeli i Bolonjës ul me 2 vite dënimin për autorin! Nëna e viktimës: Vendimet jepen shkel e shko Procesi i ri do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Venecia, ku do të vlerësohet edhe një herë nëse vrasja ishte e paramenduar. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pafajësinë e italianit. Mossali akuzohej se i kishte ngritur Ramës një kurth brenda servisit të tij, si dhe kishte asgjësuar kufomën duke e djegur në automjetin e viktimës, në zonën rurale mes Palazzolo-s dhe Cologne-s. “Nuk e kam vrarë unë Nexhat Ramën, nuk kam siguruar një armë për ta vrarë, nuk i kam vënë zjarrin makinës së tij. Para se të vendosni për të ardhmen time dhe të familjes sime, dua të përsëris se nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e tij”, deklaroi 53-vjeçari në sallën e gjyqit, në janar të vitit 2025. Josef Mossali, djali i vogël i mekanikut, dëshmoi në gjykatë se i ati i kishte kërkuar të gënjente, duke thënë se ditën e vrasjes kishte qenë duke ngrënë drekë me të dhe duke i krijuar kështu një alibi. I riu deklaroi gjithashtu se, në të njëjtën orë, babai i kishte kërkuar të fshinte të dhënat e kartave të memories së kamerave të sigurisë të instaluara në oborr dhe brenda servisit të makinave. Një ish-punonjës i servisit tregoi: “Pasditen e 29 gushtit mbërrita në orën 13:45 me çelësat për të hapur servisin. Sapo hyra, ndjeva një erë të fortë pastërtie, sikur të ishte përdorur një detergjent i fuqishëm, si amoniaku ose zbardhuesi. M’u duk e çuditshme, sepse zakonisht ne punëtorët pastronim në fund të ditës së punës. Gjysmë ore më vonë u kthye pronari dhe ishte ndryshe nga zakonisht, i shqetësuar, i djersitur, pa syzet dhe me flokët e tërhequr pas, në vend të bishtit që mbante zakonisht.” Të nesërmen, punëtori u mor në pyetje nga karabinierët dhe kuptoi se pronari i tij mund të ishte i përfshirë në një krim. “Në atë moment vendosa të jepja dorëheqjen. Kisha frikë se mos gjendesha në mes të një hakmarrjeje, se mos përfja në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, tha ai. Në sallën e gjyqit dëshmoi gjithashtu një fqinj i viktimës, i cili tha se Rama “kishte pasur një debat të ashpër me një burrë që ishte me një Mercedes, një mik i tij që i kishte para borxh.” P.J/ReportTv.al shqiptarët në itali itali nexhat rama Cologne Cristiano Mossali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4104 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?