Lajme Zone
Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, u diskutua për përplasjen mes qeverisë dhe magjistratëve, lidhur me bllokimin e pagave për gjykatat e prokuroritë, çështje e cila përfi ditën e sotme në SPAK. Avokati Edmond Petraj, i ftuar në studio, e ka cilësuar këtë situatë si të paprecedentë, teksa shtoi se ‘drejtësia ka filluar të bërtasë për drejtësi’. LEXO edhe...Hamdi J

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, u diskutua për përplasjen mes qeverisë dhe magjistratëve, lidhur me bllokimin e pagave për gjykatat e prokuroritë, çështje e cila përfi ditën e sotme në SPAK. Avokati Edmond Petraj, i ftuar në studio, e ka cilësuar këtë situatë si të paprecedentë, teksa shtoi se ‘drejtësia ka filluar të bërtasë për drejtësi’. LEXO edhe...Hamdi Jupe: Një telash më shumë për Partinë Demokratike Referuar kallëzimit në SPAK të bërë nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve kundër ministrit të Financave Petrit Malaj, Petraj tha se ky është një konflikt i pastër, pasi sipas tij drejtësia po hedh në gjyq shtetin. Por për Petrajn, pavarësisht aspektit procedurial që favorizon qeverinë në këtë përplasje, sipas tij të drejtë kanë magjistratët. Petraj shtoi se pagat që magjistratët kërkojnë nuk janë shifrat drastike që pasqyrohen, por sipas tij, janë të bazuara te piramida shtetërore e pagave. “Është një situatë që normalisht pjesa e magjistratëve kanë të drejtë. Por që ka edhe një pjesë tjetër që mendojnë se mund të bëhej një marrëdhënie dialogu mes palëve. Ky është rast i paprecedentë. Të shikosh tani që drejtësia hedh në gjyq shtetin, shikon që kemi një konflikt të pastër. Drejtësia ka filluar bërtet për drejtësi. Por faktikisht, në bazë të vendimit të gjykatës për detyrat e lëna, ata kanë të drejtë. Nuk janë ato shifra drastike që fliten. E kanë në bazë të piramidës shtetërore që fillon që nga Presidenti”, tha mes të tjerash Petraj. Ndërkohë nga ana tjetër, avokati Eugen Beci duke iu referuar kallëzimit kundër ministrit të Financave në SPAK, tha se kemi të bëjmë me një konflikt të pastër kushtetues. Më tej Beci, duke dalë në krah të magjistratëve, tha se në Shqipëri buxheti nuk është vetëm i ekzekutivit, por një element që rregullon të gjitha hallkat e pushtetit. Më tej Beci theksoi se magjistratët nuk janë nëpunës të thjeshtë, por diçka më tepër. “Kallëzimi që duket sikur është një konflikt interesi, por në fakt është thjeshtë një konflikt i pastër kushtetues. Në Shqipëri buxheti nuk është i ekzekutivit, por një element që rregullon të tëra hallkat e shtetit. Pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk janë nëpunës publikë të thjeshtë. Magjistratët, vetë kjo mazhorancë, por në parimet e përgjithshme i ka quajtur diçka më tepër. Dhe nuk janë nëpunës të thjeshtë publikë, por shërbëtorë të ligjit që quhen magjistratë. Vetë mënyra sesi reagon kryeministri ndaj një kallëzimi të tillë është populizëm i pastër”, tha mes të tjerash Beci. R.Xh/ReportTv.al qeveria spak Eugen Beci edmond petraj Petrit Malaj pagat e drejtesise rritja e pagave frontline Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4103 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?