Lajme Zone
Meghan Markle në fund të listës, zbulohet kush është anëtari më i pëlqyer i familjes mbretërore britanike
BotëGazeta Tema

Meghan Markle në fund të listës, zbulohet kush është anëtari më i pëlqyer i familjes mbretërore britanike

Meghan Markle duket se nuk po arrin të fitojë simpatinë e publikut britanik. Një sondazh i ri i publikuar nga kompania kërkimore YouGov tregon se vetëm 20% e britanikëve kanë një opinion pozitiv për bashkëshorten e princit Harry, duke shënuar rezultatin më të ulët të regjistruar për të në monitorimin e këtij instituti.

Sipas të dhënave të publikuara më 29 tetor, 68% e të anketuarve shprehen negativisht për Meghan, ndërsa vlerësimi i saj neto ka zbritur në -48 pikë. Krahasuar me sondazhin e korrikut, opinioni negativ ndaj saj është rritur me tre pikë përqindjeje.

Edhe princi Harry nuk paraqitet më mirë në këtë matje të opinionit publik. Vetëm 29% e britanikëve kanë një mendim pozitiv për të, ndërsa 60% shprehen negativisht. Krahasuar me muajin korrik, vlerësimi pozitiv për të ka rënë me katër pikë.

Në anën tjetër, në krye të listës së anëtarëve më të pëlqyer të familjes mbretërore qëndron princi William, me 74% vlerësime pozitive, i ndjekur nga bashkëshortja e tij, Kate Middleton, me 72%. Në vendin e tretë renditet princesha Anne, me 68%.

Edhe mbreti Charles ka shënuar një rënie në vlerësimin e publikut. Vetëm 58% e britanikëve kanë një opinion pozitiv për të, niveli më i ulët që prej ngjitjes së tij në fron në vitin 2022. Ndërkohë, 34% e të anketuarve shprehen negativisht për monarkun.

Mbretëresha Camilla regjistron 42% vlerësime pozitive dhe 45% negative, ndërsa princi Edward dhe bashkëshortja e tij Sophie kanë nga 51% vlerësime pozitive.

Pavarësisht diferencave të mëdha në vlerësimin e anëtarëve të familjes mbretërore, mbështetja për vetë monarkinë britanike mbetet e konsiderueshme. Sondazhi tregon se 64% e qytetarëve dëshirojnë që Britania të vazhdojë të ketë një monarki, ndërsa 25% preferojnë një kryetar shteti të zgjedhur.