Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj.
E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt.
Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë protestave në Kosovë kundër vrasjes së saj e ka ndjerë këtë histori shumë më afër se kushdo tjetër.
“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, shprehet Demiri, duke kujtuar momentet kur agresiviteti dhe tensionet brenda një marrëdhënieje mund ta vendosin një grua përballë frikës, pasigurisë dhe nevojës për të gjetur një rrugëdalje.
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen...”, rrëfen ajo, duke risjellë edhe përplasjet e vështira të periudhës së divorcit.
Arjola Demiri tregon se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, sipas saj, dolën kundër saj në një moment kur ajo kërkonte të mbronte veten dhe fëmijët. “Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t'i bëhet kjo një nëne?” është një prej pyetjeve të forta që aktorja ngre në këtë bisedë. arjolademiri 276326204 1166031424186015 4319411945506141331 n 640x800 arjolademiri 276150602 4896761637050300 5549278794892847654 n 640x800 arjolademiri 277078352 553276252574950 6602054218936662543 n 640x800 arjolademiri 118157439 708500230015138 2531568580687105023 n1 768x959 1

