Lajme Zone
Grabitet me armë “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitet me armë “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial bankar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial bankar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, duke kërcënuar punonjësit me armë, ka arritur të marrë një shumë parash. Menjëherë pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa drejtimi i lëvizjes së tij mbetet ende i paqartë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e shumës së marrë dhe as nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar, ku do të sqarohen më shumë detaje mbi ngjarjen dhe do të bëhet e ditur nëse ka përparim në identifikimin dhe kapjen e autorit.