Irani ka marrë në konsideratë goditjen e objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin, raporton Financial Times, duke cituar dy persona të afërt me regjimin e Teheranit. Sipas burimeve, forcat iraniane mund të ndërmarrin sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë. Qiproja thuhet gjithashtu se mund të vihet në shënjestër, pasi një bazë britanike në ishull u godit nga një dron në mars. LEXO edhe...Irani tha se do sulmojë bazat amerikanë në Europë, NATO: Jemi gati të përballemi me çdo kërcënim Pas kësaj deklarate NATO thotë se është gati të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur aleatët e saj. I pyetur nga Reuters në lidhje me raportin, një zyrtar i NATO-s tha se aleanca ka një aftësi të fortë mbrojtëse dhe parandaluese. Irani nga ana tjetër ka paralajmëruar edhe shtetet e Gjirit të mos ndihmojnë forcat ushtarake amerikane, duke argumentuar se çdo formë bashkëpunimi do të përbënte përfshirje në konflikt. Paralajmërimi erdhi nga Ali Abdollahi, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane. Sipas Al Jazeera Abdollahi tha se asgjë që po ndodh në rajon nuk është "e fshehur nga sytë tanë". Gjenerali përmendi konkretisht praninë e avionëve të shumtë ushtarakë, veçanërisht avionëve të furnizimit ajror, në bazat në rajon, duke argumentuar se do të ishte e vështirë të shpjegohej një prani e tillë pa dijeninë e vendeve që strehojnë objektet. "Ne paralajmërojmë: çdo ndihmë dhe lehtësim për ushtrinë agresore amerikane është ekuivalente me pjesëmarrjen në forcat ushtarake amerikane", tha Abdollahi. Lajm në përditësim… Ora 17:44 Hamasi: Bastisja e Izraelit në qytetin e Gazës është një krim lufte, Netanyahu refuzon armëpushimin! Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e një "krimi lufte" në bastisjen në selinë e Policisë Bashkiake të qytetit të Gazës, e cila sipas fraksionit palestinez, vrau nëntë persona, "kryesisht oficerë policie dhe komandantë", ndërsa disa civilë u plagosën.Në një deklaratë, Hamasi e quajti sulmin "një tjetër krim lufte sionist" dhe akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për "shmangie të angazhimeve të saj" dhe "refuzim efektiv për vazhdimin me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe përfundimin e fazave të ndryshme të saj". Share Ora 14:00 Irani tha se do sulmojë bazat amerikanë në Europë, NATO: Jemi gati të përballemi me çdo kërcënim Foto: Flamuri i NATO-sNATO thotë se është gati të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur aleatët e saj, pas raportimeve se Irani ka konsideruar të godasë objektivat ushtarake amerikane në Evropë nëse Donald Trump përshkallëzon luftën.I pyetur nga Reuters në lidhje me raportin, një zyrtar i NATO-s siguroi se aleanca ka një aftësi të fortë mbrojtëse dhe parandaluese. Share Ora 10:35 'SHBA fiton terren', CNN: 80% e tranzitit në Hormuz është jashtë kontrollit të Teheranit Foto: Anije në Ngushticën e HormuzitShtetet e Bashkuara po fitojnë terren në betejën për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani thuhet se ka humbur të paktën një pjesë të aftësisë së tij për të imponuar kushtet e veta në rrugën ujore strategjike.Kjo është sipas të dhënave nga Kpler, një kompani që merret me monitorimin e trafikut detar përmes transponderëve dhe satelitëve, shkruan CNN.Gjatë dy javëve të fundit, mbi 80% e anijeve që kalojnë nëpër Hormuz përdorën rrugën e Omanit, një korridor transporti i autorizuar nga OKB-ja që Teherani e kundërshton me vendosmëri.Edhe pse Irani ka sulmuar dhjetëra anije që përpiqen të kalojnë tranzit në bregdetin verior të Omanit, shumica e anijeve kohët e fundit kanë zgjedhur të injorojnë kërkesat iraniane, duke u mbështetur në mbrojtjen e forcave detare amerikane."Gjithnjë e më shumë duket se Irani ka humbur të paktën një pjesë të kontrollit të tij mbi Ngushticën", tha Homayoun Falakshahi, kreu i analizës së naftës bruto në Kpler. Share Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Europë Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4083 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

