Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit, po zhvendosen me marshim drejt godinës së Kryeminsitrisë.
Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në sheshin 'Skënderbej', teksa këtë të shtunë shënohen 43 ditë tubimesh të përditshme. Për të 43-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje për dorëheqje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

