Pas më shumë se 4 orësh protestë, policia e Korçës ka shoqëruar me forcë disa të rinj pjesëmarrës, ndërsa nuk ka ende një numër të saktë të personave të ndaluar.
Protesta e sotme në Korçë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta të ashpra mes të rinjve dhe punonjësve të policisë.
Më herët protestuesit dogjën para teatrit “Andon Zako Çajupi” disa stola druri, por zjarri u shua brenda pak minutash pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë.
Protesta të tilla po zhvillohen sot në kryeqytet dhe në shumë qytete të tjera të vendit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

