Avokati Bledar Dervishaj ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke u ndalur te e drejta e mbrojtjes, masat e sigurimit dhe garancitë për qytetarët.
Sipas tij, ndërhyrjet në disa pika të Kodit të Procedurës Penale janë të nevojshme, ndërsa garancitë e parashikuara në draft janë shtuar.
Ai theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të të pandehurve dhe të parimit të pafajësisë, duke argumentuar se shpallja publike e fajësisë përpara një vendimi gjyqësor mund ta vështirësojë edhe dhënien e një vendimi pafajësie. Dervishaj iu referua edhe deklarimeve të kryeministrit, duke thënë se ndryshimet në këtë fushë duhet të ishin nisur më herët.
“ E drejta e mbrojtjes, masa jo proporcionale, arrest në burg, po në shtëpi, këto që kemi parë të papërshtatshme ndër vite i shoh në relacion. Për të 8-a shtyllat që ndërhyhet, jam dakord. Garancitë me këtë draft të ri janë shtuar, jo 100 për qind duhet pranuar. Por fillimi është garant për mbrojtjen dhe të drejtat, për të mos u shpallur fajtor publikisht, të vështirësojë gjykatën për një vendim pafajësie, rrit kontrollin ndaj prokurorisë përmes sistemit gjyqësor dhe avokatit, duke i dhënë një mekanizëm më shumë. Edhe 2 për qindshi i dosjes së SPAK e meriton respekt dhe t’i respektohen të drejtat. Kishte kohë që ishte paralajmëruar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, puna kishte nisur dhe ja ku janë ndryshimet. Kryeministri ta niste atë fjalin dje që këto gjëra s’i bëri në 2017.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story
