Lajme Zone
“Më persekutojnë...”, Veliaj vijon betejën me Ramën, këtë herë me AI
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Më persekutojnë...”, Veliaj vijon betejën me Ramën, këtë herë me AI

Pas deklaratave se transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit ishte bërë me urdhër të Ramës, Erion Veliaj rikthehet tek akuzat për persekutim politik. Në një video të realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, Veliaj e përshkruan situatën e tij si një rrëmbim, duke akuzuar institucionet për arrestim të paligjshëm, tentativë për shkarkim antikushtetues dhe transferim arbitrar në

Pas deklaratave se transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit ishte bërë me urdhër të Ramës, Erion Veliaj rikthehet tek akuzat për persekutim politik. Në një video të realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, Veliaj e përshkruan situatën e tij si një rrëmbim, duke akuzuar institucionet për arrestim të paligjshëm, tentativë për shkarkim antikushtetues dhe transferim arbitrar në paraburgimin e Fierit.

Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!”, shprehet Veliaj.

Edhe pse jo në mënyrë direkte, mesazhi është i qartë se kujt i drejtohet. I pyetur një ditë më parë për akuzat e Veliajt, kryeministri Rama vendosi të shmangë pyetjen duke e krahasuar me zhurmat e automjeteve në bulevard. “Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard”, tha Rama në konferencën e posaçme me ambasadoren e BE-së në Tiranë.

Pra, ai krijoi pretendimin se akuzat e Veliajt nuk përbënin interes për të.

Ky video-mesazh i Veliajt vjen pikërisht një ditë pas deklaratës së Ramës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm