Lajme Zone
Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia
PolitikëReport TV

Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia

Për ish-Presidentin Bamir Topi, duket e pamundur që Veliaj të ketë mbështetur e financuar protestat kundër Qeverisë nga qelia, pasi sipas tij, Edi Rama e di aksesin që kryebashkiaku ka në paraburgim dhe është kryeministri që vendos për këtë akses.

Ish-Presidenti Bamir Topi deklaroi se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tashmë është e dukshme. Komentet Topi i bëri në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se beteja mes tyre, nuk ka pse të ndikojë në njerëz të tjerë. LEXO edhe...'Shahu ka shtëpinë e tij'- Rama njofton më shumë mbështetje për këtë sport: Ushtrim i shëndetshëm për mendjet e fëmijëve, në kushtet kur kërcënohen nga një furi të dhënash nga rrjetet sociale (FOTO+VIDEO) “Unë di një gjë, që përplasja Rama-Veliaj është e dukshme. Është një përplasje që nuk ka më kamuflim. Sepse zoti Veliaj u shpreh. Tani duhet të shprehet tjetri. Tjetri u shpreh në mënyrën e tij përmes një metafore pa sens e kuptim. Por është një betejë midis të dyve, jashtë çdokujt. Mund të jenë merakosur për këtë punë gjithë kampi socialist, por të tjerët s’kanë pse të kenë ndonjë merak”, tha mes të tjerash Topi. Marrë shkas nga pretendimet e kryebashkiakut, Topi theksoi se Veliaj duhet të ketë një trajtim dinjitoz në qelitë e paraburgimit. Ai shtoi gjithashtu se Veliaj është ende kryebashkiak në detyrë i Tiranës dhe prezumohet i pafajshëm. Prandaj sipas Topit, kryeministri Rama s’duhet të ndikojë në liritë themelore të Veliajt në qeli. “Meraku është njerëzor. Një njeri që është në izolim për shkak të një procesi, duhet të trajtohet në mënyrë shumë dinjitoze. E dyta është kryetar bashkie në detyrë. E treta, nuk ka ndodhur procesi që ta ndajë nëse është i fajshëm apo jo dhe prezumohet i pafajshëm. Prandaj në këto konture do shumë kujdes. Ka shumë situata jeta që i takon më shumë mesjetës, historia që e sheh kundërshtarin të ulur në gjunjë dhe i jep edhe një shkelm. Njeriu për njeriun është ujk. Dy partitë e mëdha e kanë më shumë se kushdo tjetër këtë të përçarjes e përplasjes”, vijoi më tej Topi. Më tej Bamir Topi tha se kryeministri Rama, nëse ka pretendime se Veliaj ka mbështetur e financuar protestat kundër Qeverisë, duhet t’i faktojë ato. Topi tha se Rama e di fare mirë sesa akses ka Veliaj në qeli, pasi sipas tij, është vetë kryeministri që ja ka dhënë atë akses. “Edi Rama duhet ta provojë që Veliaj ka mbështetur protestat e Flamingove. Ai e di fare mirë se çfarë aksesi ka Veliaj në burg. Sepse aksesi shkon sipas asaj që di ky tjetri. Nëse ti i ke dhënë kaq akses sa ai të jetë ideator dhe organizator, atëherë problemi është sërish te ty. Në rast se ke fakte, duhet t’i thuash faktet. Dua të ndaj 2 gjëra, një është proces juridik, ku Veliaj është atje ku është, tjetri është një proces politik. Kush më shumë se Rama e di nëse Veliaj ka qenë ose jo”, nënvizoi Topi. Në përfundim Topi tha se Ramën e ka bezdisur fakti që Veliaj ishte perceptuar në publik si lider pasardhës i Partisë Socialiste dhe kjo sipas tij ka çuar në ‘hakmarrje’ nga ana e kryeministrit. Sipas Topit, me situatën ku ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj, PS do të jetë më e dobët në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Dhe kjo mënyrë sjellje tregon që kjo lloj historie e ka ngacmuar shumë. Sepse unë nuk shoh që të ketë një figurë tjetër të projektuar për t’u komentuar si i tillë. PS dobësohet para zgjedhjeve lokale, me situatën e kryebashkiakut. Ky është moment i artë për opozitën për të treguar potenciale. Kam parasysh një koalicion ekstrem, që të mos ketë asnjë jashtë tij”, përfi Topi. R.Xh/ReportTv.al edi rama erion veliaj Frontline Interview qeveria paraburgim bamir topi lufta veliaj rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 50.3% Veliajn 20.8% Asnjërin 29% Vota total: 1150 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?