LEZHË- Me motor të bardhë, skafandra të zeza dhe të armatosur, Vinçesk Piroli 38-vjeç dhe 34-vjeçari Kristian Ymeri po lëviznin në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë dhe qëllimin kishin të ekzekutonin një person, që mund të rezultonte vrasja e radhës mafioze në vend. Por plani i tyre nuk u shkoi ashtu siç duhet. Një informacion i mbërritur në Policinë e Lezhës në mënyrë shumë diskrete, çoi në parandalimin e atentatit, dhe për pasojë arrestimin e tyre. Blutë i ndoqën këmba-këmbës për disa ditë, derisa u bindën për të ndërhyrë në momentet që ata ishin gati për të vrarë, edhe pse deri tani mbetet e paqartë shënjestra. Operacioni “Detajet” u finalizua në rrugën Gjadër–Barbullush, në drejtim të Shkodrës, ku policia ndaloi makinën tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, 2 të dyshuarit si ekzekutorë, Vinçesk Piroli, nga Kurbini, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, dhe Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, nga Kamza, por edhe një bashkëpunëtor i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç, nga Barbullushi i Shkodrës. Ky i fundit ishte drejtuesi i automjetit, që dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin, pasi ata të kryenin vrasjen. LEXO EDHE:Kërkesë e sportistëve, Shkodra bëhet me palestër për atletikën pas 31 vitesh Policia gjeti edhe motorin në banesën e Elden Tarjes në Barbullush, dhe në ambientet përreth saj. Aty u sekuestruan edhe tri pistoleta me krehra e fishekë, si dhe municion luftarak. Policia sekuestroi gjithashtu automjetin “Volkswagen” dhe motorrin që dyshohet se u përdor nga të dyshuarit, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte i vjedhur në Suedi, ndërsa çelësat e tij iu gjetën 34-vjeçarit Kristian Ymeri (Shkambi). "Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit). Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar. Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volksëagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen. Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar. Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi", njofton Policia. Policia ka dyshime të forta se tre të arrestuarit mund të kenë lidhje me atentatin e pak ditëve më parë në Sarandë ku u eliminua Artan Myrtaj, me të njëjtën skemë, me motor, skafandra dhe të kamufluar. Në lidhje me këto dyshime, forca elitë RENEA po kryen kontrolle në Shkodrës, Laç dhe Kamëz, në përpjekje për gjetjen e provave konkrete të lidhjes me ngjarjen e Sarandës, apo personave të tjerë të përfshirë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:24 Policia parandaloi atentatin/ Report Tv siguron foton e Vinçesk Pirolit, në 2022-shin tentuan ta vrasin në Shkodër! I akuzuar edhe për vrasje në Mal të Zi Report Tv ka siguruar foton e 38-vjeçarit Vinçesk Piroli, i cili u arrestua nga Policia e Lezhës pasi kishte planifikuar një atentat. Ai rezulton një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi më herët është akuzuar për një vrasje në Mal të Zi. Ndërkohë, në janar të 2022-shit ai vetë ka qenë shënjestër e një atentati në Shkodër. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Vincesk Piroli Kristian Ymeri Elden Tarja Shkoder Lezhe policia Artan Myrtaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.1% Jo 32.4% Nuk e di 6.5% Vota total: 2748 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
