Një shpërthim i fuqishëm në rafinerinë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë, i ka marrë jetën një shqiptari, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Robert Cakaj, 43 vjeç, ndërsa i plagosuri është Dorian Hysa, 50 vjeç, i cili vijon të trajtohet në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 11:00, gjatë punimeve të mirëmbajtjes parandaluese në ambientet e rafinerisë. Shpërthimi shkaktoi plagosjen e disa punëtorëve, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Fillimisht, dy punëtorët e plagosur rëndë u transportuan në Spitalin e Korinthit, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ata u dërguan në spitalin Thriasio për trajtim të specializuar. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 43-vjeçari Robert Cakaj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të jetë në gjendje kritike, i intubuar, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Në spitalin e Korinthit u paraqit edhe një person i tretë, i cili kishte probleme të lehta me frymëmarrjen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni Greqi

