Lajme Zone
Me Mbappé në krye dhe disa surpriza, Zidane zbulon “Gjelat” e tij të parë
SportTop Channel

Me Mbappé në krye dhe disa surpriza, Zidane zbulon “Gjelat” e tij të parë

Zinédine Zidane ka bërë publike listën e tij të parë me 23 futbollistët e grumbulluar për kombëtaren e Francës. Trajneri i ri i “Gjelave” ka vendosur të ruajë bërthamën kryesore të yjeve ndërkombëtarë, duke e ndërthurur atë me elementë të rinj premtues nga brezi i ri i futbollit francez.

Zinédine Zidane ka bërë publike listën e tij të parë me 23 futbollistët e grumbulluar për kombëtaren e Francës. Trajneri i ri i “Gjelave” ka vendosur të ruajë bërthamën kryesore të yjeve ndërkombëtarë, duke e ndërthurur atë me elementë të rinj premtues nga brezi i ri i futbollit francez. Në listën e teknikut francez bien në sy emrat e njohur si Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Eduardo Camavinga dhe portieri Mike Maignan, ndërsa nuk mungojnë as ftesat për lojtarë si Guillaume Restes, Jérémy Jacquet apo Estéban Lepaul.

Lojtarët e grumbulluar sipas repartit: Portierë: Mike Maignan, Guillaume Restes, Robin Risser Mbrojtës: Andy Diouf, Jérémy Jacquet, Pierre Kalulu, Ibrahima Konaté, Jules Koundé, Maxence Lacroix, Adrien Truffert, Dayot Upamecano Mesfushorë: Eduardo Camavinga, Rayan Cherki, Lucas Da Cunha, Manu Koné, Adrien Rabiot, Warren Zaïre-Emery Sulmues: Bradley Barcola, Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Estéban Lepaul, Kylian Mbappé, Michael Olise Shtyllat e mbrojtjes dhe mesfushës do të mbështetet te përvoja e lojtarëve si Konaté, Upamecano dhe Rabiot, ndërsa faza e sulmit paraqet një nga repartet më shpërthyese në futbollin botëror, ku Mbappé e Dembélé udhëheqin një grup plot talent me Olise, Barcola e Doué. Top Channel